Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMORALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Të qenët amoral; veprim a sjellje e pamoralshme; kund. moralitet.
✱Sin.: pamoralshmëri, pandershmëri.
MORALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Parimet në lidhje me dallimin midis sjelljes së drejtë dhe të gabuar, midis sjelljes së mirë dhe të keqe. Në përputhje me moralitetin e popujve të qytetëruar. Diskutoj për problemet e moralitetit.
2. Një sistem i veçantë vlerash dhe parimesh të sjelljes së mirë; kund. amoralitet. Moraliteti i një personi nuk përcaktohet vetëm nga ajo që ai bën, por edhe nga ajo që nuk bën. Vendos moralitetin në shoqëri. Bashkekzistenca e dy moraliteteve të ndryshme.
3. Masa në të cilën një ide, veprim a qëndrim është moral; kund. amoralitet. Të kesh zero moralitet, ky është fundi. Po ndiqja një bisedë për moralitetin e një poezie.
MORALSHMËRÍ,~A f. Të qenët i moralshëm; moralitet. E lëvdoj dikë për moralshmëri. Ka moralshmëri të vjetruar. Diskutoj për moralshmërinë e transmetimit të videove në medie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë