Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMORALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që nuk udhëhiqet nga parimet morale; ajo që nuk arrin të motivohet për të vepruar drejt moralisht, ajo që nuk bën dallimin midis të moralshmes dhe të pamoralshmes; kund. moraliste. Amoraliste që ndjek vetëm interesat e veta. E quajtën amoraliste.
2. Përkrahëse e amoralizmit.
MORALÍST,~E mb. 1. Që merret me çështje të moralit si student a si mësues i kësaj fushe të filozofisë. Një teoricien moralist.
2. Që është në përputhje me normat dhe parimet morale të një shoqërie; që jeton sipas parimeve e moralit të një shoqërie. Një grup që përfaqëson mendimin moralist të kohës. Qëndrim moralist. Qasje moraliste. Koncepti moralist i identitetit.
3. keq. Që të jep mësime të mërzitshme për moralin, që shet moral, që të moralizon. Dha mesazhe moraliste. Mori pozita moraliste.
MORALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me çështjet e moralit si studente a si mësuese, me parimet, me normat e me rregullat që përcaktojnë sjelljen e njeriut në shoqëri.
2. Ajo që jeton në përputhje me parimet e moralit të një shoqërie; ajo që përshtatet me moralin e një shoqërie.
3. keq. Ajo që moralizon, ajo që shet moral. Bën si moraliste. Nuk jam këtu për të bërë moralisten.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë