Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMORALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me amoralizmin dhe amoralistin; i amoralizmit ose i amoralistit; kund. moralist. Parime amoraliste. Figurë amoraliste. Grua amoraliste. Personazhe amoraliste.
AMORALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nuk udhëhiqet nga parimet morale; ai që nuk arrin të motivohet për të vepruar drejt moralisht, ai që nuk bën dallimin midis të moralshmes dhe të pamoralshmes; i pamoralshëm; kund. moralist. Është amoralist. Sjellja e tregoi amoralist. Amoralisti s’ka parime, as ndershmëri ndaj askujt. Amoralist i neveritshëm.
2. Përkrahës i amoralizmit.
MORALÍST,~E mb. 1. Që merret me çështje të moralit si student a si mësues i kësaj fushe të filozofisë. Një teoricien moralist.
2. Që është në përputhje me normat dhe parimet morale të një shoqërie; që jeton sipas parimeve e moralit të një shoqërie. Një grup që përfaqëson mendimin moralist të kohës. Qëndrim moralist. Qasje moraliste. Koncepti moralist i identitetit.
3. keq. Që të jep mësime të mërzitshme për moralin, që shet moral, që të moralizon. Dha mesazhe moraliste. Mori pozita moraliste.
MORALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me çështjet e moralit si student a si mësues, me parimet, me normat e me rregullat që përcaktojnë sjelljen e njeriut në shoqëri. Siç ka thënë moralisti i famshëm. Filozofë e moralistë kërkojnë përgjigje për këto pyetje.
2. Ai që jeton në përputhje me parimet e moralit të një shoqërie; ai që përshtatet me moralin e një shoqërie.
3. keq. Ai që moralizon, ai që shet moral. Është një moralist i mërzitshëm.
MORALIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shet moral, moralist3. Moralizuesit kundërshtonin. Moralizues i mërzitshëm (i thatë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë