Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEMONTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb., libr. Që mund të demontohet; që është i çmontueshëm; i shkatërrueshëm; kund. i montueshëm.
MONTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të montohet, që mbërthehet e zbërthehet (për makina, pajisje, aparate etj.). Vinç i montueshëm. Skelë e montueshme. Pjesë të montueshme. Vinç i montueshëm. Barakë e montueshme. Ura betonarmeje të montueshme.
PAMONTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i montueshëm; që nuk mund të montohet; kund. i montueshëm. Çelës i pamontueshëm. Pajisje të pamontueshme.
ÇMONTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., tek. 1. Që nuk është i ngulitur pas një objekti tjetër, që mund të hiqet; që mund të çmontohet; kund. i montueshëm. Lulja artificiale ka degë me fije metali dhe trup të çmontueshëm. Rrethuar nga pjesë të çmontueshme. Janë disqe të çmontueshme.
✱Sin.: i zbërthyeshëm, i heqshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë