Fjalori

Rezultate në përkufizime për “monoteiste”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAHAIZËM

BAHAÍZ/ËM,~MI m., fet. Fe monoteiste e themeluar në Iran më 1863, e mbështeturparimet e krishterimit dheislamizmit, që mëton bashkimin shpirtëror të të gjithë njerëzimit. Përhapja e bahaizmit. Debatet mbi bahaizmin. Ndikimi i bahaizmit.

HYJ

HYJ,~I m. sh. ~, ~TË 1. fet., vet. nj. Zoti, Perëndia (në besimet monoteiste). Adhuroj Hyjin e plotëfuqishëm që sundon Tokën dhe qiejtë.

2. fet., mitol., edhe sh. Zot, perëndi (sipas besimeve pagane dhe sipas mitologjisë). Hyji ynë është përmbi të gjithë hyjtë.

Sin.: Zot, Perëndi, Allah, i Plotëfuqishmi, Fuqiploti, Fuqimadhi, i Gjithëfuqishmi, Krijuesi, Mëshirëmadhi, Hirmadhi, hyjni, perëndi.

JUDAIZËM

JUDAÍZ/ËM,~I m. Fe monoteiste e hebrenjve që zë fill me Abrahamin dhe i ka parimet e veta të mishëruara në Dhjatën e Vjetër, të cilën ata e njohin me emrin Tora.

MONOTEIST

MONOTEÍST,~E mb. Që ka të bëjë me monoteizmin ose me monoteistin, që i përket monoteizmit ose monoteistit; që mbështetetmonoteizëm; kund. politeist. Fe monoteiste. Besim monoteist.

PAGAN

PAGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk ka kaluarnjërën nga fetë monoteiste, ai që besonshumë hyjni e perëndi (kryesishtperiudhën e lashtë), ithtar i paganizmit.

PAGANE

PAGÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk ka kaluarnjërën nga fetë monoteiste, ajobesonshumë hyjni e perëndi (kryesishtperiudhën e lashtë), ithtare e paganizmit.

PAGANIZËM

PAGANÍZ/ËM,~MI m. Besimshumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimitnjërën nga fetë monoteiste; periudha e sundimit të feve pagane. Lindja e paganizmit.

PERËNDI

PERËNDÍ,~A m. sh. ~, ~TË 1. fet., vet. nj. Qenia më e lartë e mbinatyrshme, që ka krijuar unviersin dhe gjithçka në të, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka, sipas besimeve monoteiste; Zoti, Hyji, Allahu. Adhurojmë të vetmin Perëndi. Është në dorë të Perëndisë. I preftë Perëndia ditën! (mallk.)

2. fet., mitol., edh sh. Qenie e mbinatyrshme që mendohet se ka fuqi mbi njerëzit, sipas besimeve pagane dhe sipas mitologjisë; zot, hyjni. Perëndia i luftës (i paqes, i detit, i pjellorisë). Perënditë e paganëve (e grekëve, e romakëve, e ilirëve, e Olimpit).

Sin.: Zot, Hyj, Allah, zot, hyjni.

*Baltë e Perëndisë (e Zotit). *Dele (shtjerrë) e Perëndisë. *Dhuratë e Perëndisë. E kam Perëndi. 1. (dikë). E nderoj dhe e dëgjoj si besimtari Perëndinë. 2. (diçka). E mbaj si të shenjtë, e dua dhe e çmoj pa masë, e adhuroj. lëntë Perëndia pa *sy! mallk. E ndjeu Perëndia (dikë) lart. vdiq; e ndjeu Zoti. Sikur ka zënë Perëndinë me *dorë (dikush). Sikur ka zënë Perëndinë me *gurë (dikush)

POLITEISTE

POLITEÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ithtare e politeizmit; kund. monoteiste.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.