Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MONITOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vëzhgoj dhe kontrolloj sistematikisht përparimin, cilësinë e diçkaje ose shëndetin e dikujt gjatë një periudhe të caktuar kohe. Aparat që monitoron frymëmarrjen. Monitoroj një proces.
SHFÁQUR (i, e) mb. 1. Që është shfaqur në ekran, monitor etj., që është bërë e ditur për të tjerët. Dramë e shfaqur. Hipotezë e shfaqur. Dokumentar i shfaqur në ekran. Defekt i shfaqur. Kuptim i shfaqur. Reklamë e shfaqur.
2. Që është i hapur, i zbuluar, i njohur prej të gjithëve si i tillë; kund. i fshehur. Shqiptarofil i shfaqur. Tradhtarë të shfaqur.
✱Sin.: i njohur, i ditur, i nxjerrë, i dëshmuar, i dukur, i dalë, i shprehur, i treguar, i ekspozuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë