Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HORDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. hist. Emri i njërit prej bashkimeve shtetërore që u krijuan pas copëtimit të shtetit mongol të Çengiskanit; emri i bashkimit shtetëror të fiseve endacake osmane në mesjetën e hershme.
2. fig. Ushtri e madhe e mizore e pushtuesit; bandë e egër gjakatare. Hordhitë osmane. Hordhitë fashiste (naziste). Hordhitë e armikut.
✱Sin.: ushtri, bandë, lukuni.
MONGÓL,~E mb. Që ka të bëjë me Mongolinë, me popullin, me gjuhën ose me kulturën e saj; që është karakteristik për Mongolinë ose për mongolët, i Mongolisë ose i mongolëve; që është krijuar nga mongolët. Populli mongol. Valle (këngë) mongole. Perandoria mongole. Kalë mongol kalë i shpejtë i një race me prejardhje nga Mongolia. Raca mongole.
TARTÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria. Tartarët kanë origjinë turko-mongole.
2. hist. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. që ndihmoi për të formuar shtetin «Hordhia e Artë» në shekujt XIII-XV.
3. vjet. Kalorës që kryente shërbimin postar në kohën e pushtimit osman. Tartari i sanxhakbeut.
4. vjet. Korrier, postier i fshatit.
5. Njeri trupmadh.
✱Sin.: turk, mongol, kalorës, korrier, postier, trupmadh.
♦ Tartari e merr vesh është rrëmujë e madhe, s’e merr vesh njeri; nuk kuptohet ç’është, ç’bëhet a ç’po ndodh diku; djalli e di (e merr vesh); dreqi e di (e merr vesh); nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin (diku).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë