Fjalori

Rezultate në përkufizime për “monedhë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKÇE

ÁKÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. 1. Monedhë argjendi turke. Paguhej (blihej) me akçe. Kushtonte pesë akçe.
2. fig. Para, pasuri. Pa akçe s’bëhet asnjë punë. Ai ka akçe për të ndërtuar shtëpi. Ai e ka hak akçen e tij se e kreu punën.

APOEN

APOÉN,~I m., fin. Shumashënon një monedhë etj.; shuma e rrumbullakosur me të cilën janë emetuar paratëqarkullim (kartëmonedhat dhe monedhat) të disa vendeve dheletrave me vlerë; vlera nominale monedhave dhe kartëmonedhave; vlera e një kartëmonedhe letre si mjet pagese; vlerë e një kambial me të cilin shlyhet një borxh. Kartëmonedhë me një apoen prej 400 lekësh. Kambial i lëshuar me apoen 1000 eurosh.

AR

AR,~II m. 1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrëverdhë, që është i butë e punohet mirë dhepërdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë vlere; flori (simboli Au). Ar i pastër (i kulluar). Shufër ari. Monedhë ari. Medalje (unazë, kupë, dhëmbë etj.) ari. Fill ari. Minierë ari. Ngjyrë ari. I larë me ar. Vesh me ar.
2. Fill i praruarpërdoret për qëndisje; bised. veshje e qëndisur me këtë fill. Jelek ari. Qëndis me ar. I veshur në ar.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme ari ose sendetjera: Ar i bardhë kim. metal fisnik krijon lidhjen ar, nikel e platin dhe përdoret për bizhuteri dhe si shtresë në emetimin e të hollave. Ar 12-karatësh ar me pastërti pesëdhjetë për qind. Ar 18-karatësh ar me pastërti shtatëdhjetë e pesë për qind. Ar 24-karatësh ar me pastërti mbi nëntëdhjetë e nëntë për qind.
Ar i bardhë libr. pambuk. Ari i gjelbër libr. drurët e pyjeve si lëndë shumë e vlefshme për ndërtim, për orendi etj.; pyjet si pasuri e madhe. Ari i zi libr. nafta ose qymyri si pasurimëdha për njerëzimin. I ra ari në *ujë (dikujt). *Fjalë ari (e artë). Merr ar pa kapar (dikush) mëson e fiton mençuri nga cilido, është i hapur për të përfituar kurdoherë e nga kushdo. peshon me ar (me *flori). Ta shet bakrin për ar (dikush) shih ta shet sapunin për djathë (dikush).

ARTË

ÁRTË (i, e) mb. 1.është bërë prej ari ose që është larë me ar; që është punuar ose qëndisur me fije ari, i florinjtë. Unazë e artë. Monedhë e artë. Medalje e artë. Orë e artë. Zinxhir i artë. Jelek i artë. Dhëmb i artë. Ylli i artë yllijepet për titullinHero i Popullit”.
2. Që ka ngjyrën e arit, i verdhë, shkëlqyes. Flokëartë. Grurë i artë. Rrezearta.
3. fig. Që ka vleramëdha, që ka veti a aftësiçmueshme. Zemër e artë. Ka duararta. Fjalëarta shprehje, porosi a këshillëpërmban një të vërtetë me vlerë.
*Çelës i artë libr. *Epoka e artë libr. *Fjalë e artë (ari). *Fond i artë libr. Ka *duararta (dikush). I ka duartarta (dikush) është i aftë e i përsosurpunë; ka duararta; i ka duart flori; i bëhet balta flori. Ka *zemërartë (dikush). E ka zemrënartë (dikush) është shumë i mirë, është zemërgjerë, i dashur dhe i drejtë; ka zemërartë; e ka zemrën flori. *E mesmja e artë libr. *Viç i artë libr.

AS

AS,~III m. sh. ~E, ~ET hist. Monedhë e vogël romake prej bakri. Okë e as fare lirë.

ASPËR

ÁSP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. vjet. Monedhë e argjendtë me vlerëvogël, që përdorej në Shqipëri para ShpalljesPavarësisë. Për një aspër shumë lirë.
2. Thërrmijëz shkëlqyese. Aspra shkëlqyese. Ishte si aspra.
U shit për tridhjetë aspra (dikush) tradhtoi e u hodhanën kundërshtare për një shpërblim farevogël.
Sin.: shkëndijë, shkëndijëz, xixë, xhixhë, xhiçkë.

BAKËR

BÁK/ËR,~RI m. 1. kim. Metal me ngjyrëkuqërremepunohet lehtë dheështë përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër. Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri. Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit. Lidhje bakri. Ngjyrë bakri. Brez me pllaka bakri.
2. Kripë helmueseformohet prej këtij metalienët e pakallajisura. Lëshon (nxjerr) bakër ena.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT Bakëret. Kallajisi bakrat.
4. fig., keq. Diçka që nuk vlen shumë a që nuk e çmojmë si duhet. Para bakër diçka me vlerëpakët ose fare pa vlerë.
U bakër (diçka) u shkretua, u tha krejt; humbi çdo vlerë, nuk jepasgjë. M’u barku (mulla) bakër nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë shumë uria; m’u tha zorra; m’u barku petë; më këndojnë zorrët; më shkoi (më vajti) barku prapa. M’u syri bakër (për diçka) kam kohë që e dua ose e kërkoj diçka; (zakonisht për të ngrëna); digjem nga dëshira për ta pasur diçka; m’u tha syri; m’u hap syri. Ma bëri syrin bakër (dikush) më ka marrë shumë malli për dikë, të cilin ka kohë që s’e kam parë; më këputi malli, pres me padurim që ta shoh; e dua shumë; thau sytë; m’i bëri sytë ujë; ranë sytë (për dikë); kund. nuk më preu barku (për dikë). I doli bakri (dikujt) keq. shih i doli boja (dikujt) keq. iu zbulua fytyra e vërtetë, doli siç është; i doli kallaji; i doli boja. E ka syrin bakër (dikush). 1. Ka vështrimmprehtë e kap çdo gjë, është syhapët. 2. I shkëlqejnë sytë, i ndritin sytë nga gëzimi, nga trimëria etj.; e ka syrin (i ka sytë) xixë. *Para bakri mospërf. Ta shet bakrin për *ar (dikush). Më ka zënë syri bakër (për diçka) shih m’u syri bakër (për diçka).

DENAR

DENÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Monedhë ose një njësi monetarepërdoretdisa vende. Denari maqedonas. Denari serb. Denari algjerian.

DEVIZË

DEVÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fin. Monedhëshërben si mjet pagesetregtinë ndërmjet shteteve. Devizë e fortë (e lirë). Bilanci i devizës. Ktheudevizë. I dhanë devizë.
2. libr. Formulë e shkurtër, që shpreh thelbin e një ideje a të një qëllimi; motopunë a në jetë. Deviza e atdhetarëve tanë. Deviza e Rilindjes -Dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë”.

DHJETËQINDARKËSHE
DHJETËSH
DHRAHMI

DHRAHMÍ,~A f. sh. ~ , ~TË hist. Njësia monetare bazë e Greqisë para vendosjeseuros; monedhë me këtë vlerë. Dhrahmia greke te kursi i këmbimit. Dhrahmi argjendi. Punonte për pak dhrahmi në orë. Rënia e dhrahmisë.

DINAR

DINÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësia monetare bazë e ish-Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut, e Maqedonisë së Veriut etj.; monedhë që ka këtë vlerë. Dinari maqedonas.
2. vjet. Marcel. Veshje me dinarëvarur.

DISTRIBUTOR

DISTRIBUTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. 1. Mekanizëm i vogël në një makinë, që shërben për të shpërndarë rrymën elektrike nëpër cilindrat, sipas radhëspunësmotorit. Distributori i makinës. Boshti i distributorit.
2. ek. Agjenci a biznes qendrorshpërndan mallra me shumicëdyqane dhe në biznese të tjera; shpërndarës me shumicë. Distributor për Shqipërinë. Distributori kryesor.
3. Mjet ose pajisjejepërdoret për të shpërndarë një lëndë a produktveçantë. Distributor i benzinës pikë furnizimi me benzinë për automjete. Distributor automatik makinënxjerr një artikullvogël, si një ushqimgatshëm, shishe me ujë, kanaçe me pije, kafe, cigare etj., kur në të futëtparë një monedhë.

DOLLAR

DOLLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësia monetare bazë e ShteteveBashkuara të Amerikës dhe e disa vendevetjera; monedhë që ka këtë vlerë. Dollari amerikan. Kriza e dollarit. Zhvleftësimi i dollarit. Politika e dollarit.
2. vjet. Njësi e vjetër monetare me vlerë pesë franga; monedhëkishte këtë vlerë (edhe në Shqipëri para Çlirimit).

DUKAT

DUKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Monedhë e vjetër prej argjendi dhe me vonë prej ari, që përdorejdisa vendeEvropës Perëndimore. Më i mirë një mik, se njëqind dukatë. (fj. u.).
2. vjet. Ar. Shpatë prej dukati.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.