Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIMONARKÍZ/ËM,~MI m., pol., filoz. 1. Të qenët kundërshtar i monarkut dhe i monarkisë; kund. monarkizëm.
2. Lëvizje kundër monarkizmit; kundërmonarkizëm.
AUTARKÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologji që përqendrohet te pavarësia ekonomike dhe synon të shmangë varësinë nga burimet e jashtme; kontroll i plotë mbi ekonominë e shtetit për arsye të sigurisë kombëtare, për mbijetesën gjatë krizave eventuale globale ose për të ruajtur sovranitetin politik. Parimet e autarkizmit. Autarkizëm ekonomik (politik). Autarkizëm shtetëror.
✱Sin.: autarki, autokraci, despotizëm, monarkizëm.
AUTOKRATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologji, sistem, mënyrë qeverisjeje ku vendimet merren nga një individ (autokrat) pa këshillim me popullin apo institucionet përfaqësuese të tij; ushtrim autoritar i pushtetit, pushtet absolut. Regjim autokratizmi. Parimet e autokratizmit. Autokratizëm shtetëror. Autokratizmi modern. Kthim drejt autokratizmit. Formë e autokratizmit. Ra në grackën e autokratizmit.
✱Sin.: autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.
AUTORITARÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Formë e qeverisjes ose e udhëheqjes në të cilën pushteti përqendrohet në duart e një autoriteti të vetëm, të një lideri, një grupi ose një institucioni ku të drejtat dhe liritë individuale kufizohen dhunshëm; autokraci. Ideologjia e autoritarizmit. Parimet e autoritarizmit. Idetë e autoritarizmit.
✱Sin.: autokratizëm, autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë