Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚT,~III m. sh. ~E, ~ET 1. anat. Pjesa e butë në çaçkë të kokës te fëmijët e porsalindur; faqja e sipërme e kokës, çaçka, maja e kokës. Buti i kokës. I ra në but të kresë.
2. Tul nga kofsha e bagëtisë së therur. But derri (viçi).
3. euf. Prapanicë; mollaqe.
✱Sin.: çaçkë, çafkë, puç, ujth, lekë, baçarangë, toç, taban, tepelek, tullë, tepe, mollaqe.
MENDÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET euf. Bythë, prapanicë. Nuk e bëri se nuk i donte menderja. Nuk e vuri menderen në karrige. Donte të shpëtonte menderen e tij. Tall menderen në diçka nuk e merr seriozisht, e bën sa për të kaluar radhën, e bën duke u tallur.
✱Sin.: të ndenjura, vithe, mollaqe, tajare, banike.
TÚL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e mishtë e trupit të njeriut a të kafshës, pjesa e butë dhe e mbushur e mishit; mish pa kockë. Tuli i këmbës pulpa. Tul mishi i grirë. Buzë me tul. Është gjithë tule është i shëndoshë. I varen tulet i varen mishrat. T’u bëftë tul (gjak) e dhjamë! (ur.) i thuhet dikujt që falënderon pasi ka mbaruar ushqimin që i ke shtruar. Gjuha është prej tuli e kthehet nga të duash. (fj. u.).
2. Pjesa e butë e bukës brenda kores, copë buke pa kore. Tul buke. Ishte rritur me tul simiteje ishte rritur me të gjitha të mirat.
3. Pjesa e butë dhe e lëngshme e pemëve ose e perimeve nën lëkurë, pjesa e mishtë pa bërthamat dhe pa lëkurën; mish i pemëve (i frutave). Lëkura dhe tuli. Tuli dhe bërthama. Tul i butë. Tuli i mollës (i dardhës, i pjeshkës, i kumbullës). Tuli i domates. Tuli i shalqirit. Pemë me tul. Speca me tul bufka.
4. Pjesa e mishtë e gjethes, e kërcellit, e drurit etj. nën cipën a nën lëvozhgën. Tuli i drurit. Tuli i gjethes.
5. euf., vet. sh. Të ndenjura, prapanicë, mollaqe. I rëndonin tulet. I bëri gjilpërë në tule.
6. si mb. Që është i tultë, që nuk ka kocka. Mish tul. Është tul.
7. si mb. Që është i butë; pjellor (për tokën). Dhe tul. Tokë tul.
8. fig., keq. Që është i qullët, i ngathët, që s'të kryen punë; që s’ia pret, i trashë, copë mishi me dy sy. Ishte tul fare.
✱Sin.: tulicë, pulpë, mish, të ndenjura, mollaqe, prapanicë, i tultë, i butë, trashaman, i qullët, qullash, i ngathët.
♦ E bëri tul (dikë) tall. shih ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). I ranë tulet (dikujt) shaka. u dobësua nga shëndeti, u hollua në trup nga puna e lodhshme. I shtiu veshët në tul (dikush) bën sikur nuk e dëgjon dikë; i shtiu veshët në lesh; e bëri veshin (një vesh) të shurdhër. Tul me dy sy përçm. shih copë mishi me dy sy përçm. Tul e dhjamë shumë i shëndoshë; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; top me dhjamë.
VÍTHE,~T f. vet. sh. 1. Pjesa e pasme e trupit të kafshëve të mëdha (të kalit, të mushkës etj.), që shkon nga ijët e deri te rrëza e bishtit. Vithet e kalit (e mushkës). Hipi në vithe.
2. Tulet e prapme të njeriut, mollaqet. Me vithe të gjera (të ngushta).
✱Sin.: mollaqe, tule, të ndenjura.
♦ Luan (tund) vithet keq. vulg. nuk është e ndershme, shkon me të tjerë (për femra). Përdredh vithet (dikush) keq., vulg. nuk është i qëndrueshëm, nuk i mbahet fjalës, e dredh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë