Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mollçinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUJAÇKË

DUJÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Malus sylvestris) Mollë e egër, mollçinë; mollë e vogël dhe e athët. - Ç'janë këto dujaçka!

MOLLÇINKË

MOLLÇÍNK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mollë e egërbën kokrravogla e të athëta, mollçinë. Ishin rritur mollçinkat.
2. Fryti i mollësegër, mollë kokërrvogël dhe e thartë. Ç’janë këto mollçinka!

MOLLË

MÓLL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru frutor me trung jo shumëlartë, me gjethe pothuajrrumbullakëta dhe me lulemëdha e të bardha, që bën kokrrarrumbullakëta e të tulta; kokrra e kësaj peme. Mollëëmbla (të tharta, sheqere). Mollëkuqe (të verdha). Mollëgrira (të thara). Mollë verore (dimërore). Molla e bejlegut (etnogr.) molla që, sipas një zakonivjetër, i hidhej përpara kundërshtarit për ta ftuardyluftim (në bejleg). Molla e dasmës (etnogr.) molla që, pasi merrejshtëpinuses nga krushqit e dhëndrit, hidhejoborrin e këtij dhe ai që e kapte mendohej se do të kishte gjoja fat e lumturi. Një kokërr mollë. Reçel molle. Lëng molle. Morri i mollës (zool.). Çimka e mollës (zool.). Hiri i mollës (bot.). Kroma e mollës (bot.). Mollët i qëro, dardhët i numëro. (fj. u.) mollë ha sa të duash, se nuk të bëjnë dëm, ndërsa dardhët haji nga pak, se janërënda për stomakun. Mollë mbjell, mollë del. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloj bimësh: Mollë e egër dru i vogël, me lëkurëashpërngjyrëhirtë në të murrme a në të kuqërremtë, me degëvogla plot gjemba e me gjethe vezakedhëmbëzuara, që rritet nëpër pyje, buzë arave etj. dhe bën kokrravogla e të tharta; fryti i këtij druri; mollçinë. Mollë dheu mollëdheu.
3. Mollëz. Mollët e faqeve. Molla e shalës pjesa e ngritur e shalëskalit.
4. si ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrin i kuq). Ishin mollëkuqe. I ka faqet mollëkuqe.
*Molla e Adamit anat. bibl. fikthi; arra e fytit. S’ke ku të hedhësh mollën (diku) ka shumë njerëzngjeshur njëri pranë tjetrit, s’ka asnjë vendlirë; s’ke ku të futësh majën e gjilpërës; (është) mizë lisi. *Kokrra e mollës (për dikë). E mban me *erë të mollës (dikë). Mollë e kalbur njeri që ka qenë i shëndetshëm, por që ka rënë krejt nga sëmundja; mollë e krimbur; dru i kalbur. Mollë e krimbur njeridukje i shëndetshëm e i bukur, por me një sëmundjebrendshme; mollë e kalbur. Mollë e ndaluar libr. diçka që nuk lejohetpërdoret a të shfrytëzohet; diçka që nuk lejohetbëhet; diçka e dëshiruar, por e paarritshme a e ndaluar për të gjithë. Mollë sherri libr. shkak grindjeje a përçarjeje ndërmjet dy njerëzve, dy palëve etj. Rron me *erën e mollës (dikush). Sheh molla mollën e piqet shih sheh rrushi rrushin e piqet. Vete te molla e kuqe. 1. (diçka). Përhapet shumë (fjala, lajmi); merr dheun. 2. (dikush) iron. Vdes.

SHAPKË

SHÁPK/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Malus silvestris, Malus acerba, Pyrus malus, Pyrus acerba) Molla e egër. I mblidhte edhe shapkat për të bërë raki. I thau për dimër disa shapka. Lulet e shapkës.
Sin.: divjaçkë, mollça, mollçinë, rrodhëcë, thaçkë, thaqkë, viaçkë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.