Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOLÉPSUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë një sëmundje nga një tjetër, që ka marrë mikrobe, që është molepsur. Kafshë e molepsur. Ujëra të molepsura. Ajër (mjedis) i molepsur me baktere (viruse). Ishte molepsur nga murtaja.
2. fig. Që ka marrë vese, të meta a diçka të dëmshme; i ndotur, i fëlliqur, i infektuar. Shoqëri (botë) e molepsur nga veset. Situatë e molepsur me spiunllëqe. Donte të lehtësonte ndërgjegjen e molepsur. Përvojë e molepsur nga një lloj entuziazmi i tepruar.
✱Sin.: i infektuar, i fëlliqur, i ndotur, i korruptuar, i prishur.
PAMOLÉPSUR (i, e) mb. Që nuk është i molepsur; që nuk mund të molepset; kund. i molepsur. Shpirt i pamolepsur. U infiltrua tinëzisht në gjithçka të pastër e të pamolepsur.
TENJÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i brejtur a i ngrënë nga tenja, që i ka rënë a që i ka hyrë tenja; i tenjavur. Grurë (hambar) i tenjosur. Dyllë i tenjosur.
2. Që e bren sëmundja, që vuan nga një sëmundje; që nuk shëndoshet. Dhëmb i tenjosur. Njeri i tenjosur.
3. fig. Që është i shitur (i blerë, i korruptuar). Zyrtar i tenjosur.
✱Sin.: i brejtur, i tenjavur, i molepsur, i prishur, i krimbur, i kalbur, i korruptuar, i shitur, i blerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë