Fjalori

Rezultate në përkufizime për “molepsem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGJITEM

NGJÍT/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Bashkohet te diçka tjetër me zamkë, me tutkall etj., kapet te diçka tjetër dhe nuk hiqet (për diçkalyer me zamkë, për diçkalagët etj.); kund. shqitet, çngjitet. M’u ngjit letradorë. M’u ngjit këmisha pas trupit. U ngjit pullë.
2. vet. v. III Bashkohen përsëri pjesët e thyeradiçkaje; kund. thyhet. Kocka e thyer fëmijëve u ngjitet shpejt. Bukathyhet, s’ngjitet më. (fj. u.). Po u thye kulaçi, s’ngjitet më. (fj. u.).
3. vet. v. III Ka aftësinëbashkohet me diçka tjetër duke u nxehur. Nuk ngjitet bakri me aluminin. Ky metal ngjitet me kallaj.
4. I afrohem shumë dikujt a diçkaje sa puthitem me të; i ngjishem. U ngjitën pas tokës. Iu ngjitgjoks. U ngjitënkoncert, aq shumë njerëz kishte.
5. fig. I vete prapa dikujt a diçkaje dhe nuk i shqitem, i qepem pas, i bëhem ferrë; i vardisem nga pas. I ngjitet prapaatit. U ngjiten prapa makinave. I ngjitet s’ëmës qengji ngado. I ngjitet si rrodhe (si hije, si baltë).
6. bised. Jepem shumë pas diçkaje. U ngjitet mësimeve.
7. vet. v. III Më zë sëmundja nga një tjetër. Iu ngjit rrufa (gripi, tifoja).
8. vjet. Pajtohem për të punuar me pagesë a për të mësuar mjeshtërinë te dikush. Ngjiteshin hyzmeqarë (shegertë).
Sin.: zamkohet, kapet, zihet, zhezhitet, ciknoset, përngjitet, ngjit, bie, kap, zë, afrohem, puthitem, puqem, karfosem, bashkohem, ngjishem, rrasem, kolitem, shtrëngohem, mërzis, qepem, vardisem, jargavitem, beditem, jepem, përkushtohem, molepsem, pajtohem, shijon, infektohem.
S’i ngjitet *qimja (dikujt). Ia ngjit (ia qep) *sytë (dikujt a diçkaje). Ngjitet (edhe) pa *shkallë (dikush). M’u ngjit në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka).

PRAJTEM

PRÁJT/EM (PRÁHEM) jovep., ~A (u), ~UR vetv. Marr një sëmundje ngjitëse, molepsem.
Sin.: infektohem, molepsem.

PRISHEM

PRÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rrëzohet përdhe diçka e ndërtuar, bëhet copë-copë, rrënohet, shembet, shkatërrohet. U prish shtëpia (muri, çatia).
2. vetv., vet. v. III Vjen në një gjendjetillë sa nuk punon më, dëmtohet sa s’hyn më në punë; del jashtë përdorimit, bëhet i papërdorshëm. U prish makina (droni, helikopteri, aeroplani).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Ngatërrohet, çrregullohet, pështjellohet diçka. Iu prishën flokët. U prish puna.
4. fig., vetv. Pësoj humbje të mëdha materiale ose ekonomike, dëmtohem rëndë, shkatërrohem, rrënohem. U prish vendi (ekonomia).
5. vetv., vet. v. III Fshihet, shuhet, zhduket. I janë prishur shkronjat. U prishën gjurmët.
6. vetv., vet. v. III Dëmtohet diçka, shkatërrohet. Iu prishën dhëmbët. U prishënmbjellat.
7. edhe fig., vetv., vet. v. III Keqësohet. Na u prish puna.
8. vetv. Dobësohem, tretem; humbas shëndetin e bukurinë, shëmtohem. Pse ishte prishur ashtu?
9. edhe fig., vetv., vet. v. III Humbet vlerën a cilësitë e mira; zvetënohet, bastardohet. I prishet shija.
10. fig., vetv. Shthurem, bëhem i keq, marr udhëkeqe.
11. bised., vetv. Shtrembërohemfytyrë për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. U prishfytyrë.
12. vetv., vet. v. III Kalbet, qelbet e zë erë të keqe (për mishin a për lëndëtjera organike). U prish mishi. U prishën gjellët.
13. vetv., vet. v. III Thartohet. U prish qumështi.
14. vetv., vet. v. III Mban erë, merr erë të keqe. U prish ajri.
15. fig., vetv., vet. v. III Ndyhet, fëlliqet. U prish atmosfera.
16. vetv., vet. v. III Bie, nuk mbahet më, shkatërrohet. U prish krushqia (miqësia). Nuk u prish bashkimi.
17. fig., vetv. (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) Nuk e kam më një dëshirë, një gjendje shpirtërore etj., më ikën diçkakisha, që ndjeja etj. M’u prish rehatia (gjumi). Iu prish oreksi.
18. vetv. Zemërohem, fyhem.
19. vetv., vet. v. III Merr një drejtim tjetër; kalon në një gjendje tjetër, luan nga qëndrimi i parë. Iu prish drejtimi (ekuilibri).
20. vetv. Ndërpres marrëdhëniet e mirakam pasur me dikë.
21. vetv. Zihem me dikë. Për pak u prisha me të.
22. vetv., vet. v. III Vishet me re, vrenjtet (për qiellin); bëhet më e ftohtë a me reshje (për kohën); ndryshon për keq, egërsohet. U prish moti (koha). U prish deti filluan dallgët.
23. pës. e PRISH.
Sin.: përprishem, shembem, rrënohem, rëndohem, dëmtohem, çartem, çartohem, çatrafilohem, batallohem, shajtohem, shkatërrohem, batërdisem, shthurem, pështjellohem, shprishem, fshihem, shuhem, keqësohem, dobësohem, shëmtohem, shformohem, shfytyrohem, përçudnohem, zvetënohem, përdhosem, degjenerohem, bastardohem, pritem, ndotem, ndyhem, egërsohem, grindem, ndahem, armiqësohem, mërihem, çahem, rrëzohem, shkrehem, dreqosem, djallosem, djallëzohem, zhgjymtohem, handakosem, fëlliqem, qullosem, shkretohem, vrerohem, ligësohem, vdirrem, qelbem, zezohem, nkeqem, zhdukem, ngërdheshem, shtrembërohem, thartohem, shurdhohem, vrenjtem, teptisem, molepsem, çedukohem, mbrapshtohem, çoroditem, shkalaveshem, vjetrohem, kalbem, tretem, zemërohem, fyhem, zihem, ftohem, perënditem, përanditem, hasmërohem, acarohem, trazohem, çakordohem, ngatërrohem, turbullohem, hallakatem, tartarosem, përkeqem, thahem, çnatyrohem, kalbësitet, kalbëzohet, kalbëzehet, tharet, tharbet, tharmëtohet, tharmohet, tharbëtohet, dekompozohet, zjarrtiset, katranoset, dështoj, bitiset, rrafshohet, çatallohet, shkallohet, çorganizohet, çrregullohet, trokohet, rroposet, shpërbëhet, zhbëhet, shthuret, zhgardhohet, shkallmohet, përsheshet, topitet, çmprihet, shkon, humbet, cifloset, rravgon, krimbet, stërkrimbet, makrohet, motohet, mëllënkshet, bajatet, ikën, shpenzohet, shplekset, thahet, uthullohet, ndizet, myket, zhezhitet, shpërthuret, zhgërshetohet, zhdridhet.
Nuk u prish (nuk u shemb) dynjaja (*bota) mospërf. U prish në *fytyrë (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. Nuk më prishet (nuk më krimbet) *gjiza iron. bised. U prish nga *fiqiri (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. U prish *koha shaka. U prish nga *mendtë (mendsh) (dikush). M’u prish *mendja. U prish nga *mendja (dikush). U prish *moti shaka. M’u prishën (m’u shkatërruan) *nervat. M’u prish *puna! iron. M’u prish *zemra.

TENJOSEM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.