Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJÍTËS,~EI mb. 1. Që shërben për të ngjitur dy gjëra; që është i lyer me një lëndë e cila ngjit. Lëndë ngjitëse. Gomë ngjitëse. Letër ngjitëse (për miza) rrip letre i lyer me një lëndë veshtullore për të kapur mizat.
2. Që ngjitet pas sendeve të tjera dhe nuk shqitet lehtë. Baltë ngjitëse. Truall i butë dhe ngjitës.
3. mjek. Që ka aftësinë të kalojë nga një i sëmurë te një i shëndoshë, që përhapet nga një i sëmurë tek të shëndoshët (për sëmundjet). Sëmundje ngjitëse. Spitali (pavijoni) i sëmundjeve ngjitëse. Nuk është ngjitëse.
4. fig. Që përhapet lehtë tek të tjerët, që i zë edhe të tjerët. E qeshur ngjitëse.
✱Sin.: i ngjitshëm, veshtullor, infektiv, molepsës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë