Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALEMÁND/Ë,~A f., muz. Lloj kërcimi me muzikë instrumentale, me temp të moderuar, me ka prejardhje gjermane, që është luajtur në oborret mbretërore të vendeve të tjera evropiane.
ANTIKLERIKALÍZ/ËM,~MI m., libr. Ideologji, qëndrim ose lëvizje që përpiqet të kufizojë ndikimin e kishës në çështjet shtetërore-publike; sistem ideologjik që kërkon ndarjen e fesë nga shteti dhe zhveshjen e institucioneve fetare nga privilegje apo pushtet; kundërklerikalizëm. Antiklerikalizëm historik. Antiklerikalizmi i moderuar. Antiklerikalizëm radikal. Antiklerikalizmi dhe shekullarizimi. Antiklerikalizmi si ideologji shtetërore. Përshtrirja e antiklerikalizmit. Ide të antiklerikalizmit.
MODERÚAR (i, e) mb. 1. Që është i zbutur, që nuk kalon në ekstrem, i përmbajtur. U fut një dënim më i moderuar. Është kandidati më i moderuar presidencial. Përbën krahun më të moderuar të lëvizjes kombëtare.
2. si em. m. e f. Ai ose ajo që mban qëndrim të moderuar. Këta të moderuarit ishin ata që kundërshtonin.
✱Sin.: i butë, i matur, i përmbajtur, i kontrolluar, moderues.
ZHIRONDÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anëtar i partisë republikane të moderuar në pushtet gjatë Revolucionit Francez. Nuk janë të pasur sa zhirondinët.
ZHIRONDÍN,~E f. sh. ~Ë, ~ËT Anëtare e partisë republikane të moderuar në pushtet gjatë Revolucionit Francez.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë