Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTUALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj aktual a bashkëkohor dikë a diçka, e lidh me të sotmen, ua përshtat kërkesave të ditëve tona; e bëj që të ketë vlerë për të sotmen; përtashësoj, përditësoj; bashkëkohorizoj. Aktualizoj tematikën (përmbajtjen). Aktualizoj mësimin. Aktualizoj metodat e punës. Aktualizoj celularin me aplikacion të ri. Aktualizoj informacionet e fundit. Aktualizoj softuerin. Aktualizova planin e biznesit.
✱Sin.: përtashësoj, përditësoj, përshtat, bashkëkohorizoj, modernizoj, jetësoj, sendërtoj, realizoj.
ARKAIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vjetroj diçka, i jap formë ose kuptim arkaik diçkaje, e bëj të duket e vjetër diçka; kund. modernizoj, aktualizoj. Arkaizoj ambientin e restorantit (të shtëpisë etj.) Arkaizoj këmishën me qëndisje të moçme.
2. gjuh. Përdor qëllimshëm fjalë e forma të vjetruara gjuhësore; përdor elemente të vjetruara gjuhësore me qëllime të ndryshme. Arkaizon gjuhën e poezisë. Arkaizoj ligjërimin dramatik të veprës. Arkaizoi qëllimshëm dialogun. Piktori arkaizoi pikturën me elemente folklorike.
✱Sin.: vjetroj, vjetërsoj, lashtësoj, moçmoj, moshoj.
INDUSTRIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj a zhvilloj më tej industrinë në një vend, në një krahinë, në një zonë etj.
2. Zëvendësoj në procesin e prodhimit punën e dorës me punën e makinave, mekanizoj; fut në prodhimin e diçkaje mjetet e mekanizuara dhe zbatoj teknologjinë e metodat që janë karakteristike për industrinë. Industrializoj prodhimin. Industrializoj ndërtimet.
✱Sin.: zhvilloj, modernizoj, mekanizoj, fabrikoj.
KONVERTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të kthehet a të përshtatet në diçka tjetër, që mund të konvertohet (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.); kund. i pakonvertueshëm. Divan i konvertueshëm në krevat. Garazh i konvertueshëm në mjedis banimi. Modernizoj linjën e makinave drejt makinave të konvertueshme.
2. Që mund të ndryshojë bindjet e veta dhe pranon të identifikohet me një grup tjetër fetar, politik etj.; kund. i pakonvertueshëm. Një grup politik shumë shpejt i konvertueshëm.
3. ek. Që mund të këmbehet me diçka me të njëjtën vlerë; kund. i pakonvertueshëm. Leku është i konvertueshëm në një numër monedhash të huaja.
4. kim., biol., fiz. Që mund të shndërrohet në një përbërës tjetër kimik a në një formë fizike tjetër; kund. i pakonvertueshëm. Vitamina sintetike të konvertueshme nga trupi në atë që i nevojitet.
✱ Sin.: i ndërrueshëm, i kthyeshëm, i ndryshueshëm, i përshtatshëm, i këmbyeshëm, i transformueshëm.
MODERNIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pajisje me tipare, shprehi, procedura e teknologji moderne karakteristike për kohën në të cilën jetoj; situatë në të cilën modernizoj dikë a diçka ose kur modernizohem. Modernizimi i bujqësisë (i industrisë). Rehabilitimi dhe modernizimi i digave. Modernizimi i prodhimit. Ka një përparim të dukshëm në modernizimin e ushtrisë. Janë bërë modernizime.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë