Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MODERNÍST,~E mb., libr. Që ka të bëjë me modernizmin; që mbështetet në modernizmin; që mendon e vepron sipas modernizmit; që e paraqit realitetin nga pozitat e modernizmit. Teknika moderniste. Mendësi moderniste. Pikëpamje (prirje) moderniste. Arkitekturë moderniste. Art modernist. Letërsi estetikë, (poezi) moderniste. Pikturë (skulpturë, muzikë) moderniste. Shkrimtar (piktor) modernist. Lëvizje (rrymë) moderniste.
PRIMITIVÍZ/ËM,~MI m. 1. Gjendje primitive, prapambeturi; lashtësi.
2. pikt. Drejtim modernist, që imiton modelet e artit primitiv, duke i thjeshtuar deri në skematizëm gjeometrik. Primitivizëm kronologjik. Primitivizëm kulturor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë