Fjalori

Rezultate në përkufizime për “modele”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROMODELIST

AEROMODELÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Specialistaeromodelim; ai që ideon dhe ndërton modele aeroplanësh, helikopterësh, aeroanijesh, dronësh etj. Aeromodelist i talentuar. Ai punon si aeromodelist. U specializua si aeromodelist.

AEROMODELISTE

AEROMODELÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. Specialisteaeromodelim; ajoideon dhe ndërton modele aeroplanësh, helikopterësh, aeroanijesh, dronësh etj. Aeromodeliste e zonja. Ajo ka kryer drejtimin për aeromodeliste.

ANAMORFIZËM

ANAMORFÍZ/ËM,~MI m. 1. opt. Ndryshim i qëllimshëm i formës së një figure ose të një imazhi, i cili duket i çrregullt ose i shtrembëruar nga këndvështrimi i zakonshëm, por merr formën e saktë kur shihet nga një kënd i veçantë ose përmes një sipërfaqejelakuar. Shformimi i hapësirën pamore përmes anamorfizmit. Anamorfizmi si teknikësfidon përfytyrimin klasik të njëmendësisë.
2. art. Arti i vizatimit dypërmasor me një mjeshtëriatillë që të krijohet iluzioni i thellësisë a i përmasës së tretë, kur figura e vizatuar shikohet nga një kënd i caktuar. Përdor anamorfizmin në artin pamor. Eksperimentoi me anamorfizmin.
3. mat., kompj. Shfrytëzimi i vlerave për të krijuar e për të zhvilluar modele; proces ndërtues, që përfaqëson funksionecilat prodhojnë struktura të të dhënave, duke filluar nga një vlerë bazë dhe duke e zgjeruar atë shkallëshkallshëm; kund. katamorfizëm. Anamorfizmi ndërton strukturëdhënash.

ANTROPONIMIK
AUTIZËM
BIOLINGUISTIK
BREVIAR

BREVIÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Libër i lutjeve; uratore. Breviarët romakë. Libri i Buzukut përmban elemente të një breviari. Leximi i breviarëve. Modele breviarësh.

DISENJUAR

DISENJÚAR (i, e) mb., tek. I paraqiturformë vizatimi a skice; që është i skicuar a i vizatuar. Detale (modele) të disenjuara. Plane ndërtimi të disenjuara.

DISENJË

DISÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [DISÉNJO,~JA f. sh. ~, ~T] tek. Vizatim, skicë zbukurimi etj. në letër a mbi diçka tjetër, si modele për prodhimin e veshjeve, të pajisjeve elektronike, për ndërtime etj. Bëj një disenjë. Disenjo e publikuar. Regjistrimi i një disenjoje.

GJENEROJ
GJIPSOTEKË

GJIPSOTÉK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kthinë muzeu për skulpturat prej gjipsi. gjipsotekë ruhen modele antike për studim.

HITHËBUTË

HITHËBÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Lamium pictum, Lamium amplexicaule) Bimë barishtore e lëndinave dhe e arave, që i ngjan hithrës, me kërcelltrajtë katërkëndëshi me pushimët, me lule ngjyrë rozëvjollcë, e njohur zakonisht si hithra e vdekur; hithërbutë.
2. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme hithëbutash. Hithëbuta e verdhë (lat. Lamium galebdolon) bimë shumëvjeçare me luleverdha, në familjen e nenexhikut, që lulëzonfundpranverës dhefillimverës; hithra e artë. Hithëbuta e bigëzuar (lat. Lamium bifidum) bimë barishtore njëvjeçare, e lulëzuar, në familjen e nenexhikut, me kërcellngritur ose të shtrirë, me lulebardha dhe një buzëposhtme thellësishtdyfishtë. Hithëbuta e bardhë e vdekur (lat. Lamium album) hithari. Hithra e vdekur (lat. Lamium dead-nettles) bimë barishtore, me rreth tridhjetë varietete, si shumëvjeçare ashtu edhe njëvjeçare, me kërcell katror dhe gjethetrasha, me modelelarmishme, me lule me dy buzë, me një gamëgjerë ngjyrash. Hithëbuta e madhe hithëbuta e bardhë.

MAKETIST

MAKETÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën modelevepraveartit, të ndërtesave etj.; ai që bën makete.

MAKETISTE

MAKETÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajobën modelevepraveartit, të ndërtesave etj.; ajobën makete.

MANEKIN

MANEKÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kukull prej druri, prej plastike etj. në madhësinë dhe pamjen realetrupitnjeriut, gjysmë trupi ose e plotë, që përdoret për të paraqitur rrobagatshme ose që u shërben piktorëve e skulptorëve si model. Në një dollap xhami ishte një manekin piloti. E veshi manekinin si alpinist. Shoh manekinëtvitrinë (muze). Rri si manekin rri si i ngrirë.
2. Ai që paraqet modelendryshme rrobash duke i veshur vetëtrup. Djali punonte si manekin.
3. mospërf. Njeri pa karakter, që bëhet lodërduart e dikujt tjetër. Ai ishte thjesht një manekin gojëmbyllur. Ai politikan ishte një manekintundte kokën.

MERMERIZOJ

MERMERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap pamjen e mermerit, e zbukuroj një sipërfaqe me modele e ngjyra si të mermerit (për letrën, për murin, për orenditë etj.).

MODEL

MODÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçkazakonisht është punuar veçan dhe merret si shembull për të bërë edhe një tjetër ose disatjera si ajo; gjedhe; diçka e prodhuar rishtasseri sipas një gjedheje të caktuar ose në një formë të re a me një ndërtim të ri. Model i ri (i vjetër, i thjeshtë) veglash pune. Modele të reja këpucësh. Modele pranverore (dimërore) të pardesyve (palltove). Modeli i fustanit (i bluzës, i raftit). Modele të përmirësuara biçikletash (automjetesh). Pushkë (armë) model i shekullit të kaluar. Modele pikture (vizatimi). Modele shkronjash. Kopjoi një model. E bëri sipas modelit.
2. Kallëp ose formëshërben për të prodhuar sendetjeraseri, të cilat kanë trajtë e përmasanjëjta me të. Model prej metali (llamarine, druri, allçie, balte, kartoni). Foleja e modelit. Bëj (përgatit) një model. E derdhimodel.
3. Skema ose paraqitja e zvogëluar e një sendi a e një objekti; maket. Model makine (anijeje, aeroplani). Model ure (ndërtesë). Model fshati.
4. art. Njeri ose send, të cilin e mban përpara një piktor a një skulptor si gjedhe për të krijuar një vepër arti. E zgjodhi për model. E kishte model. Qëndrimet e modelit.
5. fig. Njeri a diçkashquhet për cilësilarta dhemerret si shembull për t’u ndjekur edhe ngatjerët; shembull. Model heroizmi (vetëmohimi, besnikërie, trimërie, vendosmërie, pune, thjeshtësie). Mësuesi është model për nxënësit. Model stinor çmimesh (ek.) seri çmimesh brenda vitit, e cila ndryshonmënyrë pak a shumërregullt, si rezultat i ndikimitstinëveprodhim, në marketing dhekërkesë.

MODELE

MODÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë a gruapozon për një piktor, për një fotograf a që reklamon veshjetsfilata mode. Është modele shumë e famshme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.