Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mobiloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARREDOJ

ARRED/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rregulloj, ndreq, risistemoj me orendi shtëpinë, ambientin, kopshtin etj.; mobiloj. Arredoj shtëpinë (dhomën, kuzhinën, banjën etj.). Arreduan ambientin (kopshtin, tarracën). Arredo ambientin tënd!
Sin.: rregulloj, mobiloj, pajis, ndreq, sistemoj.

MOBILOJ

MOBIL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pajis me mobilie. Mobiloj dhomën (shtëpinë, zyrën).

ORENDISJE

ORENDISJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pajis a mobiloj shtëpinë, zyrën, etj. me orendi. Orendisja e shkollës (e klasave). Pas rikonstruksionit, u edhe orendisja e zyrave.
2. Rregullimi i shtëpisë, vendosja e plaçkaveshtëpisërregull. Orendisja e dhomës.

TAKAMIS

TAKAMÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Pajis mjedisin ku jetoj a punoj me orendi; mobiloj. Takamis odën (dhomën e pritjes, dhomën e gjumit, kuzhinën, zyrën). I duhet edhe një tryezë me 6 karrige për të takamisur kuzhinën.
Sin.: pajis, orendis, mobiloj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.