Fjalori

Rezultate në përkufizime për “moçolicë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MOLICË

MOLÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Molë, moçolicë.

MOLË

MÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (Tineola biselliella) Kandërr me dy palë krahë, që gjatë jetës së saj zhvillohet nga vezalarvë, në krimb e më pas në flutur, e cila bren sendet e leshta, gëzofët, drithërat, bimëndryshme etj.; tenjë, babëz, blozhë, kopizë, molëz, zgjerbe, molicë, moçolicë. Mola e grurit (e drithërave). Mola e dyllit. Mola e mollës. Mola e qepës. Bar mole (kim.) naftalinë. E hëngri (e griu) mola qilimin (pallton).
2. mjek. Sëmundje e rrezikshme për gratë shtatzëna, që gërryen muret e mitrës dhe nuk lë të zhvillohet fëmija.
3. fig. Njeri që të qepet e s’të ndahet, njeri që të bren e të ha shpirtin; rrodhe. Është molë ai. Iu molë.
Sin.: tenjë, fukadrugë, babëz, blozhë, kopizë, molëz, zgjerbe, molicë, moçolicë, rrodhe.
M’u molë (dikush) m’u qep, s’më shqitet; m’u rrodhe; m’u ferrë; m’u pleshtvesh; m’u mizë kali. U molëdollap (dikush) keq. vepron fshehurazi nga sytë e botës, pa e marrë veshtjerët; të bën keq pa u kuptuar e me dredhi; nuk shfaqet siç është, i mbulon qëllimet; punon nën dhe; punon nën rrogoz; i fsheh (nuk i tregon) këmbët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.