Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LUÇÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mlysh.
MENDJELÉHTË mb. 1. Që mendon e gjykon në mënyrë të cekët, që sillet e vepron pa i menduar thellë pasojat, i lehtë nga mendja, i përciptë. Është (u tregua) mendjelehtë. Le të rrejnë shoqet mendjelehta, le të tradhtojnë miqtë mendjelehtë.
2. Që nuk është menduar thellë; i cekët, i përciptë. Një kërkesë mendjelehtë.
✱Sin.: i cekët, cakërran, i lehtë, fluturak, hafif, i përciptë, mendjeveri, mendjekarafil, toç, mlysh, lulushan, i papjekur, mendjepulë, gollak, hollokroqe, ciripupe, furfule, fyçkë, muf, mufkë, pufte, karafil, firifiu, kërriç, fyryfyçkë, torolingë.
MLYSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup gjatosh dhe me turi të mprehtë e petashuq, që nuk e ka mishin të shijshëm. Mlysh i madh. E futi mlyshin në rrjetë. Lumenjtë janë të pasur me mlysha.
2. fig., mospërf. Njeri i trashë nga mendja; budalla.
3. fig., mospërf. Njeri mendjelehtë, çilimi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë