Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mjellmë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MEGAJAHT
MJELLMË

MJÉLLM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Cygnus olor) Shpend i madh uji, me qafëgjatë e të lakueshme, me krahëgjerë, me pendë zakonishtbardha e të shkëlqyeshme si bora, që shtegton. Mjellmë e bardhë. Mjellmë e butë. E bukur (e bardhë) si mjellmë. Pendët e mjellmës. Dëgjoj këngën e mjellmës. Mjellmabardha lëviznin kryq e tërthor bregut.
2. fig., përk. Vajzë a grua e re, e bukur dhe e urtë.
*Kënga e mjellmës libr.

PENDËBARDHË
SHQITËZ

SHQÍTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT arb. 1. (lat. Cygnus cygnus) Mjellmë. Shqitëza e bukur.

2. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta. Shqitëza e bardhë (lat. Mergus albellus).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.