Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MJÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Punëtor që mjel bagëtitë. Para se të fillojë mjeljen mjelësi duhet të lajë duart me ujë dhe sapun.
2. Aparat që përdoret për të mjelë kafshët, mjelëse.
3. Ai që i merr helmin gjarpërinjve dhe e mbledh për ta përdorur për qëllime të caktuara. Mjelësi i helmit të gjarpërinjve.
4. Ai që shfrytëzon punën, mundin dhe pasurinë e dikujt tjetër për përfitime personale. Kryetari ishte mjelës i mençur.
VÉD/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Enë prej druri me grykë të gjerë e me një vesh a me një dorezë, që përdoret për të mbajtur qumështin kur mjelim bagëtinë ose për të ruajtur, për të mbajtur bulmetin; mjelcë. Vedër me djathë (me gjizë). Vedër e drunjtë. Rrathët e vedrës. Veshi i vedrës.
✱Sin.: mjelëse, mjeçkë, karroqe, gobellë, zogorovajë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë