Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MJEKRÓSH,~E mb. 1. Që mban mjekër të madhe (për një burrë a djalë); që është me mjekër. Burrë (plak) mjekrosh. Kalorës mjekrosh. Shkencëtar mjekrosh. Pashë një fytyrë mjekroshe.
2. zool. Pjesë e dytë e emërtimit për shpendë a kafshë që duken sikur kanë mjekër: Kukuvajka mjekroshe (lat. Tyto alba) lloji më i zakonshëm dhe më i përhapur i kukuvajkës që gjendet thuajse kudo. Midhja mjekroshe (lat. Modiolus barbatus) midhje deri në 6 centimetra e gjatë, me guaskë ovale të zgjatur në gjysmën e pasme të së cilës ka qime të gjata të shpeshta. Shkaba mjekroshe (lat. Gypaetus barbatus) lloj shkabe me trup të madh që jeton dhe shumohet në shkëmbinj në male të larta, ushqimi i së cilës përbëhet kryesisht nga kocka.
MUSTAQEGJÁTË mb. m. 1. Që i ka mustaqet të gjata. Ishte mjekrosh e mustaqegjatë.
2. si em. ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Burrë që i ka mustaqet të gjata.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë