Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MJEKËRBÁRDHË mb. 1. Që i ka qimet e mjekrës të bardha, që e ka mjekrën të thinjur; mjekërthinjur. Plak (gjysh) mjekërbardhë.
2. fig. I urtë, i pjekur, i mençur (për burrat). Dëgjoje burrin mjekërbardhë.
✱Sin.: mjekërthinjur, mjekërbardhë, i urtë, i pjekur i mençur.
MJEKËRBÓRË mb. Që i ka qimet e mjekrës të bardha si bora; mjekërbardhë. Iku plaku mjekërborë.
✱Sin.: mjekërbardhë, mjekërthinjur.
MJEKËRTHÍNJUR mb. 1. Që e ka mjekrën të thinjur, mjekërbardhë. Plak mjekërthinjur.
2. fig. I urtë, i pjekur, i mençur.
✱Sin.: mjekërborë, mjekërbardhë, i urtë, i pjekur, i mençur.
MJEKËRTHÍNJUR,~I m. sh. ~, ~IT Burrë mjekërthinjur. Dëgjo ç’të thotë mjekërthinjuri!
ÚRTË (i, e) mb. 1. Që rri qetë dhe nuk bën zhurmë; që sillet mirë e nuk ngacmon të tjerët; që nuk shkakton shqetësime e nuk sjell ngatërresa për të tjerët, që nuk u bie në qafë të tjerëve, i butë, i shtruar; i qetë. Nxënës (fëmijë) i urtë. Vajzë e urtë. Natyrë e urtë. U bë djalë i urtë.
2. Që nuk kundërshton, që nuk bën fjalë, i bindur, i dëgjueshëm; i shtruar. Njeri i urtë. Grua (nuse) e urtë. Qengj i urtë. Kalë i urtë.
3. Që shpreh qetësi e butësi. Me sy të urtë. Shikim (vështrim) i urtë.
4. Që ka njohuri e dije të gjera, të fituara nga përvoja e gjatë e jetës, që e njeh mirë jetën; i ditur; i mençur; që mbështetet në kuptimin dhe në njohjen e thellë të diçkaje, që mbështetet në përvojën e gjatë të jetës; i menduar dhe i peshuar mirë; i pjekur, i matur. Plak (burrë) i urtë. Udhëheqëse e urtë. Vendim i urtë. Këshillë e urtë. Mendim i urtë. Fjalë e urtë (1. Proverb. 2. Shprehje e njohur me kuptim të njësishëm zakonisht të figurshëm.) Punë e urtë. Politikë e urtë.
✱Sin.: i qetë, i butë, i shtruar, i pandier, i heshtur, i pazhurmë, i bindur, i dëgjueshëm, i dëgjuar, i mbledhur, i përmbajtur, i matur, urtiplotë, natyrëbutë, paqësor, gjakbutë, gjakëmbël, fjalëpak, pambuk, i padjallëzuar, këshillëmbarë, i mbarë, i leshtë, i uruar, dede, dele, sutë, qengj, pulë, i pasherr, i ditur, i mençur, i rëndë, i mprehtë, mjekërthinjur, mjekërbardhë, i menduar, i peshuar, i pjekur, i matur, urtiplotë, i hairtë, i hairit, i mirë.
♦ Me të urtë në mënyrë të qetë, të butë e të shtruar; me forcën e fjalës e të bindjes, pa zemërim e pa britma, me mirëkuptim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë