Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MJÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumë të imëta dhe që qëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e hollë). Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Ujku mjegull do (kërkon). (fj. u.) armiku kërkon situatë të turbullt e të paqartë që të arrijë synimet e veta.
2. Diçka si perde ose si tym që pengon a vështirëson të parët. Ka një mjegull në sy i janë veshur sytë, nuk sheh qartë. I kanë zënë sytë mjegull.
3. fig. Paqartësi a turbullirë në mendime, në qëllime etj.; gjendje e paqartë, e errët; errësirë. Në mjegullën e lashtësisë. Çanë mjegullën e shekujve. Ka mjegull në kokë. E pllakosi një mjegull dyshimesh.
4. bot. Sëmundja e hithit; mykëz.
✱Sin.: mjegullinë, mjegulli, kith, cikth, mjegullnajë, mjegullishtë, lëpe, gjeq, qiqërim, qiqërimë, duman, errësirë, myk.
♦ U bë *tym e mjegull (dikush). Hedh mjegull (dikush) përpiqet ta errësojë e ta bëjë të paqartë diçka, me qëllim që të mos e kuptojnë të tjerët a të mos e zbulojnë. Ka mjegull në kokë (dikush) nuk është i qartë në mendime, ka dyshime e paqartësi për diçka, është i turbullt; (është) si miza pa kokë (pa krye). E la në mjegull (diçka) nuk e sqaroi mirë, nuk e zbuloi e nuk e ndriçoi, nuk e bëri të qartë e gjithkush mund të dyshojë, që të mos kuptohet a të mos merret vesh; e la në tym; e la në errësirë2; e la në hije1. I kanë zënë sytë mjegull (dikujt) nuk i shikon qartë a nuk i kupton drejt gjërat (kryesisht për të metat); i janë veshur sytë; i janë mjegulluar sytë. *Tym e mjegull.
MJEGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kohë a mot me mjegull. Ditë me mjegullimë.
2. fig. Mjegullim, mjegullinë. Hareja ishte e mbështjellë me mjegullimën e qytetit. Këto kujtime janë mjegullima që nuk ua tregojmë më as nipërve.
✱Sin.: mjegullinë, mjegulli, avullim, vagëllim, errësim, turbullim, paqartësi, pasiguri.
MJEGULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjegull e hollë; mjegull. Mot me mjegullinë. Ditë me mjegullinë. Mjegullina e borës.
2. Kohë a mot me mjegull. Parashikohet mjegullinë në zonat luginore.
3. fig. Paqartësi, mjegulli. Në mjegullinë e frikës. Shpërndan çdo mjegullinë dyshimesh. Mjegullina ua mbuloi arsyetimin.
✱Sin.: mjegull, mjegulli, paqartësi, turbullim.
MJEGULLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjegull e dendur, mjegullnajë. Në mes të mjegullishtës së tymit të duhanit.
2. fig. Gjendje e turbullt, situatë e mjegullt, mjegulli, mjegullinë. Frika u largua por mbeti mjegullishtë.
✱Sin.: mjegullnajë, mjegulli, mjegullinë, mjegullsirë, mjegullime.
MJEGULLSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mot plot me mjegull.
2. fig. Situatë e errtë dhe e paqartë, mjegullinë. E bëri të zgjohej nga mjegullsira e hutimit. Shqetësohet se ku po shkon vendi me këto mjegullsira.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë