Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Procesi me të cilin një lëng kthehet në avull (gaz) zakonisht pa arritur pikën e vlimit, kur molekulat në sipërfaqen e një lëngu fitojnë energji të mjaftueshme për të kaluar nga gjendja e lëngshme në gjendje të gaztë. Avullim i shpejtë (i ngadalshëm). Avullimi i ujit. Avullimi i benzinës. Bëj avullimin.
2. meteor. Kohë me shumë mjegull e shumë e ftohtë që sjell borë; mjegullim. Avullim sot që në mëngjes. Na zuri avullimi.
ERRËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur errësoj diçka ose kur errësohem. Errësimi i diellit. Materiale që bëjnë errësimin e xhamave.
2. Gjendja kur errësohet diçka; kund. ndriçim. Errësim i plotë (i pjesshëm). Errësimi i dhomës.
3. fig. Humbja e aftësisë për të arsyetuar dhe logjikuar. Errësimi i mendjes (i vetëdijes).
4. Vend i errët, pa dritë. Hyra në atë errësim.
5. krahin. Errësirë. Ra errësimi.
✱Sin.: errësirë, errje, errëti, terr, mjegullim.
MJEGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mjegulloj ose kur mjegullohet diçka; kund. çmjegullim. Ndjeu mjegullimin e syve. Është një mjegullim i qëllimshëm i problemit.
2. Diçka e paqartë për syrin a për mendjen, gjendje e mjegullt, paqartësi; turbullirë; kund. çmjegullim. Kishte një mjegullim brenda kokës së tij. Si formulim ndoshta ka një mjegullim. Terratisen mjegullimet e dendura.
MJEGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kohë a mot me mjegull. Ditë me mjegullimë.
2. fig. Mjegullim, mjegullinë. Hareja ishte e mbështjellë me mjegullimën e qytetit. Këto kujtime janë mjegullima që nuk ua tregojmë më as nipërve.
✱Sin.: mjegullinë, mjegulli, avullim, vagëllim, errësim, turbullim, paqartësi, pasiguri.
PËRTÝMJ/E,~A f., përf. 1. Tharje në tym.
2. Tymosje.
3. Mjegullim. Gjethet e shelgjeve aty shfaqeshin, aty zhdukeshin në përtypjen që kish mbuluar lumin.
VELÍM,~I m. Mjegullim fotografie.
ZYMTÍM,~I m. 1. Gjendja që krijohet pas një errësimi të lehtë, mjegullimi ose zbehjeje të dritës; errësim. Zymtim i thellë. Zymtimi i qiellit. Një zymtim i lehtë mbuloi dhomën. Një erë e shqetësuar nga zymtimi i beftë i qiellit.
2. Ngrysje, vrenjtje a mrrolje (e fytyrës etj.). Zymtim i vështrimit. Në kulmin e zymtimit. Këtë herë ai zymtim iu duk i ndryshëm. Në fytyrën e tjetrit nuk vërejti ndonjë zymtim.
3. fig. Gjendje shpirtërore paksa e rënduar apo ndryshim i papritur emocional; trishtim, turbullim. Zymtimi i shpirtit. Ndjeu një farë zymtimi.
✱Sin.: errësim, ngrysje, zymtësi, vranësirë, mjegullim, mrrolje, trishtim.
ÇMJEGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmjegulloj diçka ose kur çmjegullohet; kund. mjegullim. Çmjegullimi i dritareve. Çmjegullim konceptesh.
✱ Sin.: kthjellim, kthjelltësim, qartësim, pastrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë