Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ACIDÚAR (i, e) mb., kim. Që është aciduar a që është thartuar, që ka marrë shije të thartë; që ka rritje të përqendrimit të acidit, që i është nënshtruar procesit të acidimit. Substancë (lëndë) e aciduar. Mjedis i aciduar. Ujë i aciduar. Ushqim i aciduar. Miell i aciduar. Brumë i aciduar. Gjellë e aciduar. Arë e aciduar.
✱Sin.: i thartuar, i thartë, i acidifikuar, i prishur.
AEROBÍ,~AII f., sport. Ushtrime të lira në mjedis të hapur, që përmirësojnë qarkullimin e oksigjenit në trup dhe rrisin qëndrueshmërinë kardiovaskulare, aerobikë.
AEROHARTOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjeogr. 1. Aparat stereo me projektim optiko-mekanik që shërben për të krijuar harta gjeografike me ndihmën e regjistrimeve nga ajri.
2. Specialist që merret me hartografimin a me krijimin e hartave për gjeodezi, për urbanistikë, për studime mjedisore, për plane urbane, për monitorimin e ndryshimeve në mjedis, duke përdorur fotografi të bëra nga avionët ose nga satelitët.
AGRESÍV,~E mb. 1. Që ka të bëjë me agresionin, që i shërben agresionit; që ka si qëllim agresionin, që ka tiparet e agresionit. Bllok (traktat) agresiv. Shtet agresiv. Luftë (politikë) agresive. Plane (qëllime, veprime) agresive. Trupa agresive. Sulm agresiv. Provokim agresiv.
2. Sulmues, goditës, armiqësor. Qëndrim (ton) agresiv. Tip agresiv. Njeri agresiv. Sjellje agresive. Gjuhë agresive. Sëmundje agresive. Ishte shumë agresiv.
3. spec. Që ka veprim të fortë gërryes. Lëndë agresive. Mjedis (ujë) agresiv.
✱Sin.: sulmues, goditës, agresor, armiqësor, gërryes, shkatërrues.
AGROKIMÍ,~A f. Degë e kimisë që studion përbërjen kimike të tokave, ushqimin e bimëve, përdorimin e plehrave dhe shfrytëzimin e lëndëve kimike për rritjen e për mbrojtjen e bimëve si dhe për shtimin e prodhimtarisë bujqësore, duke ruajtur baraspeshën ekologjike dhe duke zvogëluar ndikimin negativ në mjedis.
AJRÍM,~I m. 1. Veprimi kur ajroj ose kur ajrohet një mjedis etj.
2. Mbushja me ajër të freskët e një mjedisi të mbyllur; ndërrimi i ajrit. Ajrimi i shtëpisë. Ajrimi i qilimave. Ajrim i drithit. Ajrim i mushkërive. Dritare ajrimi. Bëj ajrimin. Niveli i ajrimit.
3. Rrymim i ajrit. Hapësirë ajrimi.
4. bujq. Krasitje a rrallim i degëve e i gjetheve të një peme për të marrë ajër më mirë. Ajrimi i hardhisë.
5. shtyp. Rrallim i shkronjave e i hapësirave. Ajrimi i titullit të romanit.
6. bujq. Shkrifërimi i tokës që të marrë ajër. Ajrimi i tokës.
7. fig. Flladitje. Ajrim i shpirtit (poet.).
✱Sin.: ajrosje, ajrisje, freskim, rrymim, ajërndërrim, krasitje, shkrifërim, flladitje.
AJR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbush me ajër një mjedis të mbyllur, ndërroj ajrin në një mjedis, ajros një hapësirë (shtëpi, dhomë, klasë etj.); fut ajër të pastër në një mjedis që ka nevojë për rrymim ajri, ajros. Ajroj dhomën e fjetjes. Ajroj lokalet e mbyllura. Ajruan odën e vjetruar.
2. Nxjerr diçka në ajër të pastër; hedh në erë (drithin etj.) për ta pastruar ose që të mos prishet. Ajroj teshat. Ajroj misrin (grurin). Ajroj leshin (pambukun). Ajroj puplat. Ajroj këmbët.
3. bujq. Shkrifëroj tokën me shatë ose vegla të tjera pune që të marrë ajër. Ajroj tokën (arën). Ajroj dheun e luleve.
4. bujq. Krasit a rralloj degët e një peme, që të marrë ajër më mirë. Ajroj pjergullën. Ajroj kumbullat.
5. shtypshkr. Rralloj ose krijoj hapësirë mes shkronjave ose rreshtave të një teksti të radhitur, që të lexohet më lehtë. Ajroj titullin.
6. fig., poet. Bëj të frymëzohet. Ia ajroi shpirtin (botën).
AJRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Pajisje, aparat a mjet, që shërben për të bërë ajrimin e mjediseve të caktuara; sistem që mundëson qarkullimin, pastrimin ose hyrjen e ajrit në një mjedis të mbyllur; ventilator. Ajrues automatik. Ajrues dhome (banje). Ajrues dritareje. Ajrues radiatori. Ajrues për siloset e drithërave. Ajrues për sistemet termike diellore. Ajrues reaktorësh. Ajrues industrial. Ajrues rrotullues. Ajrues i padukshëm. Ajrues vere. Ajrues nëndetëseje. Ajrues miniere.
✱Sin.: ventilator, ventilues, kondicioner, kondicionues.
ÁJ/ËR,~RI m. 1. Gaz i tejdukshëm, që mbështjell Tokën dhe që përbëhet kryesisht nga azoti, nga oksigjeni nga argoni, nga dioksidi i karboni uji etj. Ajër i pastër. Ajër i ndotur. Ajër i rrallë. Ajër i dendur. Ajër i thatë (i nxehtë). Ajër i rëndë (i keq, i prishur). Ajër me lagështi. Ajër deti (mali). Rrymë ajri. Ngjeshës (kompresor) ajri. Flluskë ajri. Banjë ajri. Lëvizje ajri. Ndotësia e ajrit. Ndërroj (pastroj) ajrin. Më mungon ajri. Marr ajër. Mbush mushkëritë me ajër. Ajër tokësor ajër që ndodhet në brendësi të kores së tokës. Më mungon ajri ndjenjë ankthi ose mbytjeje.
2. Hapësira e lirë që shtrihet mbi tokë. Ngrihet në ajër. Qëndron në ajër. Shtie në ajër. Ajri! thirrje ushtarake, që paralajmëron një sulm nga qielli. Fluturon në ajër të lirë.
3. fig. Mjedis, natyrë; klimë, freski. Ndërroj ajër. Dal në ajër.
4. fig. Liri, dritë. Ndjeva ajrin e vendlindjes. I thërriste ajri i atdheut.
✱Sin.: oksigjen, erë, frymë, frymëmarrje, qiell, hava, natyrë, mjedis, klimë, freski, liri, dritë.
♦ Bën (ngre) *kështjella (kala) në ajër (në erë) (dikush) keq. Jam në ajër nuk kam siguri e mbështetje për diçka; nuk di ç’të bëj; jam pezull. Qëndron (mbeti) në ajër (diçka) është pa mbështetje; as nuk zgjidhet e as nuk lidhet; nuk merret kush me të; mbeti (është) pezull; i ka rrënjët në ujë.
AJËRFTÓHËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat, pajise a mjet që përdor ajrin për të ulur temperaturën e një hapësire, të një pajisjeje ose të një lëngu të caktuar; aparat i posaçëm për ftohjen e ajrit. Aktivizuam ajërftohësin e ri. Ajërftohësin e sollën sot. Ajërftohës industrial ajërftohës për të ftohur makineri dhe sisteme në fabrika ose në impiante industriale. Ajërftohës mjedisor (ambiental) ajërftohës që shërben për të ftohur një mjedis banimi (pune, udhëtimi). Ajërftohës automjetesh ajërftohës që shërben për të ulur temperaturën e motorit me djegie të brendshme; ajrues, kondicioner.
✱Sin.: ajrues, ventilator, kondicioner, flladitës, freskues, klimatizues, klimatizator.
AJËRJÁRTUR (i, e) mb., arb. Që e rrah ajri, që e zë era, që ka rrymim ajri, që fryn; i ajrosur. Vend i ajërjartur. Mjedis i ajërjartur. Kodrinë e ajërjartur.
AJËRMBÁJTËS,~E mb., spec. 1. Që shërben për të mbajtur ajër; që është mbushur me ajër a që mban ajër. Aparat ajërmbajtës. Fluturake ajërmbajtëse. Balona ajërmbajtëse. Gomat ajërmbajtëse. Dhoma ajërmbajtëse. Sistemi ajërmbajtës i ndërtesës.
2. Që mbushet ka ajër dhe shërben për të ruajtur e temperaturën e trupit të njeriut, duke penguar kontaktin me ajrin në mjedis të caktuar. Xhaketë ajërmbajtëse. Kapelë ajërmbajtëse. Mbathje ajërmbajtëse.
AJËRSHPËRNDÁRËS,~E mb., tek. Që shërben për shpërndarjen e ajrit në një mjedis a në një impiant; që shërben për ajrimin e drithit në silos. Mjet ajërshpërndarës. Makineri ajërshpërndarëse. Proces ajërshpërndarës.
AJËRSHPËRNDÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT tek., bujq. Pajisje që shërben për shpërndarjen e ajrit në një mjedis a në një impiant; mjet për ajrimin e drithit në silos, ventilator. Instalimi i ajërshpërndarësit. Portat dalëse të ajërshpërndarësit. Ajërshpërndarësi në uzinën kimike. Përdorimi i ajërshpërndarësve në serra. Filtrat e ajërshpërndarësit. Instaluam një ajërshpërndarës në kuzhinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë