Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mjaltor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MJALTSHËM

MJÁLTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Shumë i ëmbël, mjaltor. Rrush i mjaltshëm.

ËMBËL

Ë́MBËL (i, e) mb. 1. Që ka shijen e sheqerit ose të mjaltit; që është bërë me sheqer; që ka ëmbëlsi (për ushqimet, gatesat); kund. i hidhur, i thartë. Mollë (dardhë) e ëmbël. Fik (rrush) i ëmbël. Verë e ëmbël. Pijeëmbla. Kafe e ëmbël. I ëmbël si mjaltë.
2. Që të jep kënaqësi kur e shijongojë, që të kënaq me shijen që ka, që ta ka ënda ta shijosh me gjuhë, i shijshëm; që nuk përmban shumë kripëra ose lëndëtjeratepërta e të dëmshme. Ujë i ëmbël. Bokë e bardhë e ëmbël.
3. Që të kënaq veshin, syrin a hundët, që ta ka ënda ta dëgjosh, ta shikosh a t’i marrësh erë, i butë e ledhatues, tërheqës, i këndshëm (për një zë, një tingull, një pamje, një erë të mirë etj.). Zë i ëmbël. Melodi e ëmbël. Fytyrë e ëmbël. Sy të ëmbël. Ngjyrë e ëmbël. Kundërmim parfumi i ëmbël.
4. Që të bënndiesh kënaqësi trupore, që të pëlqen; i bukur, i këndshëm. Diell i ëmbël. Dritë e ëmbël. Ngrohtësi e ëmbël. Klimë e ëmbël. Dëborë e ëmbël. Të ftohtë i ëmbël. Gjumë i ëmbël.
5. Që ka një ndjesibutë, jo i ashpër (për diçka që e prekim). Lëkurë e ëmbël. Sipërfaqe e ëmbël.
6. fig. Që të bënndiesh kënaqësi shpirtërore, që të pëlqen; i butë; që është plot kënaqësi, gëzim e lumturi. Fjalë e ëmbël. Shikim (vështrim) i ëmbël. Jetë e ëmbël. Ditëëmbla. Ëndrraëmbla. Kujtimeëmbla. Fjalaëmbël e guritrastë. (fj. u.). Tokë e ëmbël. Vend i ëmbël. Ku të duket balta më e ëmbël se mjalta?
7. fig. sillet mirë e butë me të tjerët; i dashur, i shoqërueshëm. Njeri i ëmbël. Shoqëri e ëmbël. E ka gjakunëmbël e duantjerët, është i dashur e i shoqërueshëm. Ka gojëëmbël është gojëmbël.
8. fig. Që nuk është shumë i pjerrët, që nuk bie thikë (për një kodër a për një shpat), që përshkohet shtruar e pa tronditje. Shpat i ëmbël. E përpjetë e ëmbël. Kodër e ëmbël. Zbritje (pjerrësi) e ëmbël.
9. fig. Që shkon a që rrjedh ngadalë, qetë e pa zhurmë. Rrjedhje e ëmbël. Fluturim i ëmbël.
10. iron. përdoret sa për t’ia bërë qejfin dikujt (për fjalë, frazë etj.). Fjalë (llafe, fraza) të ëmbla. Fjalëtëmbla, punëttharta. (fj. u.).
11. mjek., euf. Pjesë e dytë e emërtimitpathjeshtë për një sëmundje ngjitëse te fëmijët e cila mundjetë dhe vdekjeprurëse. Kolla e ëmbël (e mirë, e bardhë).
Sin.: ëmbëlosh, ëmbëlor, ëmbëlak, ëmbëlsiq, i sheqertë, i mjaltshëm, mjaltor, i hojmë, i këndshëm, i ëndshëm, tërheqës, i butë, i lehtë, i qetë.
Me *bukëëmbël! ur. Ka *gojëëmbël (dikush). E ka gojënëmbël (dikush) është gojëmbël; nxjerr mjaltë nga goja; i buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt); nxjerr sheqer nga goja. Ka *gjakëmbël (të ngrohtë) (dikush). E ka gjakunëmbël (dikush) është i dashur e i shoqërueshëm me të tjerët, e duangjithë dhe i afrohen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.