Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ËMBËLS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të ëmbël ose më të ëmbël një ushqim, një pije a një gatesë. Ëmbëlsoj reçelin (hallvën, çajin, shurupin).
2. I jap dikujt të hajë diçka të ëmbël. I ëmbëlsova miqtë me revani. Na ëmbëlsoi me llokume. E ëmbëlsoi me sheqerka dikë e mori me të mirë dikë, me qëllim që ta gënjente, që të nxirrte përfitime prej tij.
3. Më bën që të ndiej ëmbëlsi në gojë. Ma ëmbëlsoi gojën me mjaltë.
4. vet. v. III Ia pakëson kripërat e tepërta a lëndët e tjera të dëmshme (për tokën). Ëmbëlson tokën.
5. fig. E bëj të këndshme, të gëzueshme a të lumtur (jetën e dikujt, bisedën etj.). Ia ëmbëlsoi jetën. E ëmbëlsoi bisedën. Ia ëmbëlsoi pushimet.
6. fig. Qetësoj dikë që është zemëruar, me fjalë të mira e të ëmbla, e zbut; zbut një gjendje të acaruar; i heq vrazhdësinë a ashpërsinë diçkaje. E ëmbëlsoi plakun. I ëmbëlsuan marrëdhëniet.
7. fig., keq. E zbukuroj diçka sa për sy e faqe, e vesh një mendim me fjalë të bukura e të buta, që fshehin përmbajtjen e vërtetë; sheqeros. E ëmbëlsoi ndodhinë.
8. fig., bised. Bëj që t’i pakësohet dhembja, dëshpërimi a hidhërimi, ia bëj më të lehtë. Ia ëmbëlsoi dhembjen (plagën).
9. krahin., euf., jokal., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më ther pak, më sëmbon; më dhemb. Më ëmbëlson në anën e majtë. Më ka ëmbëlsuar tërë natën në brinjë.
✱Sin.: ëmbëltoj, mëlcoj, përmjalt, mjaltoj, përmjalt, zbut, sheqeros, dhemb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë