Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MJAFTUESHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i mjaftueshëm. Mjaftueshmëri të burimeve energjetike.
2. Sasi e mjaftueshme e diçkaje. Nuk dua të pasurohem, kam mjaftueshmëri.
PAMJAFTUESHMËRÍ,~A f. 1. libr. Të qenët i pamjaftueshëm; vetia e diçkaje që është e pamjaftueshme; kund. mjaftueshmëri. Pamjaftueshmëria e ushqimit. Pamjaftueshmëria e provave (e të dhënave). Pamjaftueshmëri informacioni.
2. mjek. Veprimtari e mangët e një organi, që nuk i plotëson funksionet e duhura. Pamjaftueshmëria e zemrës.
✱Sin.: mangësi, ngushtësi, varfëri, papërsosuri, dobësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë