Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mjaft”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGALLËK

AGALLË́K,~U m. 1. qenë me statusin, me pasurinë dhe me autoritetingëzon një aga ose një zotëri në një komunitetcaktuar, sidomosshoqëritë tradicionale dhe feudale të Ballkanit dheLindjesMesme, që përfshin tokat, pronat dhe ndikimin shoqëror mbi një zonëcaktuar dhe mbi njerëzitjetojnë aty. Pushteti i agallëkut. Drejtësia e agallëkut.
2. vjet. qenët aga; të jetuarit si aga. Jetonte e sillej me agallëk. Bënte agallëk.
3. keq. Sjellje prej agai, qëndrim prej agai; të jetuaritkurriz të të tjerëve si aga. E la agallëkun. Mjaft e shfrytëzoi agallëkun.

AH

AH,~UI m. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Fagus) Dru gjethor i pyjeve malore, me trungtrashë, me lëvorelëmuarbardheme ose ngjyrë mishi, lënda e të cilit përdoret për orendi, në ndërtim etj. Ah i bardhë (i kuq). Pyll ahu. Në hije të ahut. Gjethe ahu. Ah i ri. Dru ahu. Dyer ahu. Dërrasë ahu. Tryezë (dollap) ahu. Sharroj trungun e ahut.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje ahesh: Ahu amerikan ahu gjethemadh. Ahu i argjendtë (lat. Fagus menziesi, Nathofagus menziesi) ah me trungtrashë, me lëvorelëmuarbardheme, me gjethevogla, të trasha dhe thuajserrumbullakëtaçifte. Ahu evropian ahu i zakonshëm. Ahu i bardhë ahu damaror. Ahu bakëror ahu i purpurt. Ahu damaror (lat. Fagus nervosa, F. procera) ah me lëvorehirtë, që plasaritet rreth moshës 25-vjeçare të saj, me kreshtangushta vertikale, me sythahollë e të gjatë konikë ngjyrë kafeje në të blertë me pushngjyrëkafenjtë, me gjedhebardheme si kurrizi i peshkut e pak të rrudhura midis damarëve kryesorë, me sythahollë e të gjatë konikë të kuq në të jeshilët, me gjethe qumështore, të rrumbullakosurabazë e më pakmajë, që nxjerr me lule treshe kurorë. Ahu gjethemadh (lat. Fagus grandifolia) ah me lëvorelëmuar me ngjyrëblertë në të argjendtë, me sytha shumëhollë dhegjatë, me gjethemëdha me bishtshkurtërngjyrëblertë në të errët, të thjeshta dhedhëmbëzuara, me lule të dy gjinive në të njëjtën pemë, që lidh fruta si një arrëvogëlmbledhuraçifte në një shark me katër lobe me gjembabutë. Ahu japonez (lat. Fagus japonica) ah me lëvorelëmuarngjyrëhirtë në të blertë, me gjethethjeshta vezakeblertandërkëmbyeshme me mjaft damarë dhe me kërcell frutorgjatë 3-4 cm, që kultivohetmalet e Japonisë, të Koresë etj.; ahu blu japonez, ahu i qenit. Ahu jugor (lat. Nothofagus) ah me lëkurëndritshme, me gjethedhëmbëzuara ose të plota, që lidh fruta si një arrëvogël, të sheshtë ose trekëndore, në shark derishtatë kokrra, që gjen përdorimgjerëzdrukthëtari, në industrinë e letrës, në industrinë e bakrit etj. Ahu i kuq (lat. Fagus fusca, Nothofagus fusca) ah zbukurues, me gjelbërimpërhershëm, me lartësi mesatare deri 50 m e që këkon klimëbutë oqeanike, me kurorë ovale ose cilindrikepjesën e sipërme, me gjethevogla vezake tringjyrëshe: në ngjyrë kuqe në të gjelbër kur janëreja, në ngjyrë vjollcë kur rriten, që lidh fruta kubore me tri fara. Ahu lindor (lat. Fagus orientalis) ah gjetherënës me trungtrashë, me sythagjatë e të hollë, me gjethethjeshta dheplota e në skaje pakdhëmbëzuara, me lulevoglalidh fruta si arra trekëndëshecilat piqenvjeshtë. Ahu i malit (lat. Nothofagus solanderi cliffortoides) ah i pyjeve malore me gjelbërimpërhershëmrritettokathata e jopjellore, me lëvorelëmuar ose me rrudhaimëta horizontalengjyrë hirierrët, me bisqeholla me qimedendurangjyrëkuqe në të errët, me sytha konikë të kuqërremtë, me gjethendritshme vezake me majërrumbullakët, që lidh fruta me tri arra. Ahu mërsinor (lat. Fagus cunninshami, Nothofasus cunninghami) ah i fortë dhe i qëndrueshëm ndaj ngricave, që rritethije e në lugina me gjethevoglathjeshta trekëndëshe e dhëmbëzore, të ndërkëmbyeshme e me ngjyrëgjelbër në të errët, që pranverë marrin ngjyrëtheksuarkuqe, rozë dhe portokalli, që lidh me fruta tri arra. Ahu i pjerrët (lat. Fagus obliqua, Nothofagus obliqua) ah malor gjetherënës i Amerikës Latine, me trungtrashë me lëvorehirtëngjyrë kafeerrët, me gjethetpërdridhen mes damarëve dhe skajeve dhëmbëzore, me luletvoglarrethuara me brakte të gjelbra, që përdoretmobilieri, në ndërtimtari etj.; lisi patagonian. Ahu i praruar (lat. Fagus sylvatica zlatio) ah parku, me degëzimeulëta, me kurorë rruzullorehapur, që rritettokapasura me humus me lëvorebutë e të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethendritshme vezake me ngjyrëverdhëlehtë dheartë në të gjelbër, që lidh arramëdha në një shark me qime. Ahu i purpurt (lat. Fagus sylvatica purpurea) ah me trung me lëvorehollë, të lëmuar dhengjyrë hiri, me sythatngjyrëbakërtndërkëmbyeshme, me gjethekuqevjollcë që në vjeshtë kur ato marrin ngjyrëbakërt; ahu bakëror. Ahu i qenit ahu japonez. Ahu i zakonshëm (lat. Fagus sylvatica) ah gjetherënës, i përhapurpyje në Evropë, ah i zakonshëm me trungtrashë mbi një metër, me lëvorengjyrë hiri, të lëmuar dhe e hollë, me gjethet vezake e me lule me thekëtufë. Ahu i zi (lat. Fagus solanderi) ah me shumë degëholla, me lëvorengjyrëhirtëerrët e të lëmueshme me rrudhaimëta horizontale, me bisqeholla e të kuqe në të errët dhe me qimedendura, me sytha konikë të kuqërremtë, me gjethegjelbra dyvjeçare vezake e me majarrumbullakëta, që lidh fruta zakonisht me tri fara e që rritettokathata e më pak pjellore.
Sin.: drudet, fag, okshe.
*Ashkë ahu (lisi, dushku). Prish një ah për një bisht kmese (dikush) iron. shih prish bucela (bute) e bën kënaçe (dikush).

AIH

AÍH pasth. Ah, përdoret për të shprehur keqardhje, dhembje, qortim. Aih, sa keq e paska pësuar! Aih, kush e ka menduar se do të ndodhë më e keqja. Aih, mjaft se na çave kokë.

AMAN

AMÁN pasth., bised. 1. Përdoret me ngjyresandryshme për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë; të lutem. Aman, moj bijë, pse nuk më dëgjon? Aman, mos ma kujto! Aman, mos e qorto këtë radhë! Aman, mos e godit! Amanndihmo! Amanthashë, mos fol me zë të lartë! Aman, mjaft më! Mos më thuaj më, aman!
2. Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë për diçka ose për qesëndi. Aman, sa i keqështë! E shau, po aman se ç’e mori pastaj!
3. Përdoret për të shprehur keqardhje, dashuri etj. Aman sa keqvjen! Aman, sa shumë e dua! Aman, nuk kishte faj ai fëmijë!
4. Përdoret për të shprehur habi ose padurim. Aman sa bukurështë! Aman, sa kohë ka që nuk jemi parë! Aman, sa shumë u vonuan!

ANGOJ

ANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., jokal. 1. Shpreh me zë dhembjen ose pikëllimin që kam; vajtoj me zë. Angonte pa pushim. Mjaft angove. Angonte edhe macja.
2. Rënkoj. Angoj nga dhembja.
Sin.: rënkoj, psherëtij, gjëmoj, ofshaj, ofshëtij, angos.

AQ

AQ ndajf. 1. Në një shkallë, në një masë a në një sasiatillë, sa është përmendurparë ose përmendetfjalinë tjetër; përdoret me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhurfjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Edhe një herë aq më i madh se ky.
2. Në një shkallëlartë ose në një masë a në një sasiatillëmadhe, më shumë nga ç’mendonim ose nga ç’prisnim, shumë; përdoret me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhurfjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Aq mirë (keq). Aq afër (larg). Aq shpejt (vonë). Aq bukur. Aq i thjeshtë. Jo dhe aq. S’është edhe aq.
3. Përdoret me shkallën krahasorendajfoljeve e të mbiemrave me kuptim përforcues; me këtë kuptim përdoret edhe si fjalë e bashkëlidhurfjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Aq më tepër (më shumë). Aq më mirë (më keq). Aq më pak (më fort). Aq më i lehtë (më i vështirë).
4. Përdoretnjërën nga fjalitë e bashkërenditura kundërshtore, zakonisht me mohim, për të treguar se shkalla e veprimitmohohet është më e ulët sesa ajo e veprimitpohohet. Jo aq për ty.
5. Mjaft, jo shumë. Aq, jo më tepër. Aq, më mjafton.
6. Në një shkallë a masëvogël, të kufizuarkrahasim me atë që duhet, jo më shumë; pak. Aq di. Aq kupton. Aq mendon. Aq ia pret. Aq donte. Aq priste. Aq kishte hall.
Aq i ha *krahu (dikujt). Aq ia arrin (ia pret) *mendja (dikujt) mospërf. Aq i arrijnë *shkallët (dikujt). Aq më bën! s’dua t’ia di, nuk pyes për dikë a për diçka; nuk çaj kokën; nuk e prish gjakun; nuk e prish gjumin; s’më djersin veshi; nuk më plasi barku iron. mospërf.; nuk më ftohen fasulet iron. mospërf.; nuk më prishet gjiza iron. mospërf. Aq dua! këtë pres, kjo më duhej për të vepruar pastaj ashtu si di vetë. Aq i hedh *dyfeku mospërf. Aq e ka. 1. (diçka). Nuk mundrrojëshumë. 2. (dikush). Nuk ka fuqi a aftësi për të bërëshumë; nuk kupton a nuk bën dot më shumë; aq ia arrin (ia pret) pret mendja (dikujt) mospërf. 3. (dikush). Nuk do shumë mund për ta nxitur për diçka (për të qarë, për t’u grindur, për t’ia hyrë një rreziku etj.); është i lehtë. Aq e ka *vrapin (dikush). Aq e kaq në një sasi ose masëcaktuar, në një madhësi pak a shumënjohur. Në aq e në kaq rrallëherë, nganjëherë. Aq *mend ka (dikush) mospërf. Aq e pati zakon. iron. mori fund, s’vete dot më tutje; kaq e pati zakon. iron. Aq sa i peshon *djersa (dikujt). Aq i peshon *kandari (dikujt) mospërf. Aq ia pret (dikujt) keq. nuk di më shumë, aq mundbëjë; aq e ka2 (dikush); aq mend ka (dikush) mospërf. Aq i rëndojnë *trutë (dikujt) tall. U bëra edhe një herë aq (kaq) u gëzova shumë; m’u zemra mal.

ARGOTIZËM

ARGOTÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë a shprehje e argosë që ka hyrëgjuhën standarde si kategori stilistike. Ai përdorshkrimet e tij mjaft argotizma.

ARRIJ

ARRÍ/J vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Vij ose shkojkëmbë a me një mjet qarkullimivendin për ku jam nisur, ndalempikën e funditudhëtimit; mbërrij. Arrijshtëpi (në shkollë, në punë). Arrijkëmbë. Arriti me aeroplan. Arritën vonë (herët, me kohë). Arriti i pari (i fundit). Arriti treni. Arriti letra (lajmi).
2. vet. v. III, jokal. Vjen një kohë e caktuar; vjen një stinë e motit, një muaj, një ditë; vjen një ngjarje a një dukuri e caktuar. Arriti dreka (nata). Arriti dimri (pranvera). Arriti dita e festës. Arriti bora (shiu). Arritënkorrat. Arritën krushqit. Arriti radha ime.
3. kal. Zë (kap) dikë në të ecur, vij krahas me një tjetërecte para meje; vij deri te diçka; zë. E arritarrugë.
4. kal., fig. Barazohem me një tjetër, që është përpara në një punë, në një veprimtari etj. E arrijmësime. E arrijmjeshtëri. E arriti dhe ia kaloi.
5. kal. Zë, prek diçkaështë pak si larg, duke u zgjatur. E arrij me dorë. E arrij me majagishtave.
6. kal. dhe jokal., fig. Vij te një qëllim ose rezultat i caktuar me anëpërpjekjeve; përmbush një dëshirë, kryej një detyrë. Arrij sukses (fitore). Arrij qëllimin (objektivat). Arrij në një marrëveshje. Arrij në një përfundim.
7. kal. dhe jokal. Vij deri në një cak, në një shkallë ose në një masë. Arriti shumën. Arriti kulmin. Arriti nivelin më të lartë (majat më të larta). Arrin deri në gju.
8. kal. Vij deri në një kohëcaktuar, rroj deri në një kohëcaktuar; mbush një moshë; jetojnga një kohë. Arrij moshën shkollore (të punës). Arrititetëdhjetat. Më arriti pleqëria. Ia arrita ditës. Ia ka arritur kohës së Turqisë. Mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!
9. kal. Ia dalkrye një pune, mundem ta bëj diçka, ia dal mbanë. Arrij ta mbaroj. S’arrij ta kuptoj. S’arritinxirrte zë.
10. jokal., vet. v. III Është aq sa duhet, është mjaft, del, mjafton. Arrin për një fustan. Arrin e tepron. S’më arrijnë paratë. S’më arrin fuqia.
11. jokal. Vij deri në një pikë sa bëj diçkapadëshirueshme ose të keqe; vjen në një cak në të cilin ndodh një e keqe e papritur, katandis puna. Arriti puna derigrushte. Arritindahet nga prindërit. Arritivjedhë. Arriti deri atje sa... Arriti deri në atë pikë sa... Deri aty ka arritur!
Aq i arrijnë *litarët (dikujt) tall. Ka arritur *apogjeun (dikush) libr. Nuk më arrin *çapi. Deri ku i arrin *çapi (dikujt). S’më arrin *dora (kaq më arrin dora). (Me) sa më arrin *dora. (Me) sa më arrin *krahu. Aq ia arrin (ia pret) *mendja (dikujt) mospërf. Deri ku të arrin (sa të ha) *syri. S’i arrijnë *thonjtë (dikujt) mospërf.
Sin.: vij, mbërrij, vete, zë, kap, kryej, mbush, përmbush, mund.

ARUMANISHTE

ARUMANÍSHT/E,~JA f. Vllahishte, gjuha e vllehve; gjuhë romane e folur nga arumunët, e afërt me rumanishten, me të cilën ka mjaft veçoripërbashkëta, por edhe dallimeveçantagramatikë, në fjalor dhefonetikë. Arumanishtja ka disa dialekte. Afritë e arumanishtes me shqipen, greqishten dhe bullgarishten. Leksiku i arumanishtes.

BAJAGI

BAJAGÍ ndajf., bised. Mjaft. Bajagi i madh (i rëndë). Bajagi i mirë. Shkoi një kohë bajagi shumë. Tri vajza të rrituna bajagi. Ish edhe me moshë bajagi i vjetër.

BANTU

BANTÚ,~JA m. sh. ~, ~TË 1. hist. Grupe etnikeshpërndarapjesën jugore dhe qendrore të Afrikës, që flasin gjuhët bantu. Traditat e bantuve. Bantutë kanë një historigjatë migrimi.
2. gjuh. Grup gjuhësh afrikane me një numërmadh dialektesh, të cilat fliten kryesishtpjesën jugore dhe qendrore të Afrikës dhe kanë disa karakteristikanjëjta, si numri i vogël i fonemave, përdorimi i klasaveemrave, sistemi mjaft i zhvilluar i zgjedhimitfoljeve etj. Pjesë e grupitgjuhëve bantu.

BASH

BASH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. det. Pjesa e përparme e anijes ose e barkës. Bashi i anijes (i barkës). Kulla e bashit. Topi i bashit. Rribash. Qëndrojnë mbi bash.
2. bised. Pjesa më e mirë e diçkaje, pjesa më e zgjedhur, balli, ajka, lulja. Bashi i grurit (i duhanit, i leshit, i rakisë). Bashi i djemve (i vajzave). Bashi i vendit. Mor pëllumb i fushës, / Zgjodhe bashin e cucës: / Moj thëllënzë e malit, / Zgjodhe bashin e djalit. (folk.). Druri është bash i malit e qimja është bash i kalit. (fj. u.).
3. Vend i shtruarkryedhomës zakonisht afër zjarrit; kryet e vendit, qoshe, kënd. Bashi i odës. Ulembash (në krye të bashit). Hape kanatën e portës, / Se të vjen e bija e botës, / Pa të zë bashin e odës! (folk.). Të zë bashin e odës (dikush) nuk të përfill, nuk të nderon. Plehu i djalit ështëmirë se bashi i dhëndrit. (fj. u.).
Sin.: bukur, mjaft, goxha, shumë, pikërisht, mu, shi.

BASH

BASH ndajf., bised. 1. Bukur; mjaft, shumë. E ka marrë veten bash fort. I erdhi bash keq.
2. Pikërisht, mu. Bashballë e kishte marrë plumbi.
3. Me sa duket, me siguri. Bash prej synit të robit e ka (euf.) e kanë marrë mësysh.
Sin.: bukur, mjaft, goxha, shumë, pikërisht, mu, shi.

BATERI

BATERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. usht. Njësi artileriepërbëhet prej disa togash dhe që ka katër derigjashtë gryka zjarri; ushtarëtshërbejnëkëtë njësi. Bateri topash (mortajash, raketash). Bateri kundërajrore (bregdetare). Komandant baterie. Qëllon me bateri.
2. kryes. sh., fig. Goditje, përpjekje a sulmepërqendruara kundër dikujt a diçkaje për të arritur një qëllim. Bateri kritikash. Me të gjitha bateritë. Zbrazi bateritë.
3. fiz. Grup pilash, akumulatorësh ose kondensatorësh, të lidhurbashku për të dhënë rrymë elektrike. Bateri elektrike (kimike, diellore). Bateri e thatë. Bateri ushqyese. Bateri ndriçimi. Bateri automobili. Radio me bateri. Ngarkoj bateritë. Shkarkohen bateritë. I kanë rënë bateritë (radios).
4. tek. Pajisje e përbërë nga disa pjesë ose nga disa elementenjëjta, të lidhurabashku për të bërë një punë. Bateri kazanësh (turbinash, ngrohësish, ndriçuesish).
5. sport. Një radhë atletësh në një garë me shumë pjesëmarrës, që nisenndarëgrupe. Bateria e parë (e dytë, e tretë...). Bateri vrapimi.
6. muz. Grup daullesh të mëdha e të vogla, të cilave u bie një muzikant në një orkestër. Luanbateri.
I ranë bateritë (dikujt) tall. s’është aq i fortë a s’është aq i zoti për të bërë diçka; nuk ka më fuqi; s’ka këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka); kund. i karikoi (i ngarkoi) bateritë (dikush). I karikoi (i ngarkoi) bateritë (dikush) libr. i mblodhi fuqitë dhe u gati për t’i hyrë një punevështirë, një debati etj.; harxhoi mjaft kohë për t’u çlodhur, në mënyrë që të jetë më i aftë dhe energjik për të përballuar punën dhe problemet.

BENEFIT

BENEFÍT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fet. Bamirësi me karakter fetar.
2. libr. E drejtë e veçantëgëzon dikush; një e mirë, një lehtësi; favor, përfitim. Benefitebarabarta (të ngjashme, të veçanta, të prekshme). Gëzon benefite. Paketë benefitesh. Kjo punë ka mjaft benefite. Kompania jep benefite shtesë për punonjësit.
Sin.: e mirë, favor, dobi, fitim, përfitim.

BILBILTH

BILBÍLTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Locustella luscinoides; Sylvia curruca) Zog shtegtar i përhimë, i visevengrohta, që cicëron buzë mbrëmjes si cinxri. Bilbilthi këngëtar.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekëtij shpendi. Bilbilthi i kallamave (lat. Turdus scirpaceus) zog këngëtar shtegtar, me ngjyrëpërhime, që jetonvisebuta, sidomoskallamishte. Bilbilthi këngëtar (lat. Sylvia hortensis; Motacilla hortensis) zog këngëtar shtegtar, me ngjyrëpërhime, me sqepgjatë e me këmbëzeza, i përhapurviset e buta mesdhetare e të Azisë Qendrore, që këndon bukur. Bilbilthi kokëzi (lat. Sylvia atricapilla) zog këngëtar shtegtar, me kësulëngjyrëzezë, i përhapurgjithë Evropën, në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore, që këndon bukur e ngjashëm me bilbilthin këngëtar. Bilbilthi i kopshtit (lat. Sylvia borin; Sylvia simpleks) zog shtegtar, me barkpërhimë e me kurriz ngjyrë kafe, që jetonvisengrohta e këndonbukur se gjithë llojet e bilbilave; zogu i fikut. Bilbilthi me mustaqe (lat. Sylvia melanopogon; Acrocephalus melanopogon) zog këngëtar shtegtar, me kurrizinngjyrë kafe me vijaerrëta dhe me barkunngjyrë kafeçelët, që rrikallamishte e në zhuka dhe këndon si bilbilthi i kallamishteve dhe ai i zhukave. Bilbilthi i përhimë (lat. Sylvia communis) zog këngëtar shtegtar, me ngjyrëpërhime (mashkulli me gushëbardhë), që rronvisengrohtaEvropës dhe të Azisë. Bilbilthi i ujit (lat. Acrocephalus paludicola; Sylvia paludicola) zog këngëtar, me ngjyrëpërhime (mashkulli me kurrizinngjyrë kafe me vijaerrëta), që rronvisengrohtaEvropës dhe të Azisë, në ligatina me bimësiulët. Bilbilthi i zakonshëm (lat. Sylvia curruca) zog shtegtar, mjaft i përhapurviset e butaEvropës dhe të Azisë Perëndimore e Qendrore, më i vogël se bilbilthi i përhimë, që këndon me cicërimë pa melodi. Bilbilthi i zhukave (lat. Acrocephalus schoenabaenus) zog këngëtar shtegtar, i përhapurvisebuta, me kurrizin e krahëtngjyrë kafe me vijaerrëta, mashkulli i të cilit imiton këngët e zogjvetjerë.

BOLL

BOLL ndajf., bised. Mjaft, në mënyrëmjaftueshme; aq sa duhet, jo më shumë. Priti boll. Hëngri boll. Ka boll. - Boll më! Ma ke përmjetin, / Bollhollë, / Bollhollë. (folk.). Boll u shtriqedivane, / Dilshkallë e çaj bajame. (folk.).
2. Shumë; me shumicë; kund. pak. Ujë boll. Bukë boll. E bukur boll. E vështirë boll. - Mirë boll! Kemi boll. Boll e boll. Llafe boll, paratë në Stamboll. (fj. u.).
3. Si kallëzues. Mjaftështë a që bëhet diçka, mjafton. Boll (që) të vijë. Boll (që) të jetë gjallë. Boll (që) të flasë. Boll (që) ta kuptojë. Boll ta dëgjojë.
Sin.: mjaftueshëm, goxha, bukur, bajagi, sado, aq, eh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.