Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MITURÁK,~E mb. 1. Që është në moshë të vogël, i mitur, i njomë. Djalë miturak. Vajzë miturake. Moshë miturake. Zog miturak.
2. Që është i pazhvilluar plotësisht, si prej një fëmije të vogël; si prej të mituri. Me trup (me shtat) miturak. Me pamje miturake. Me sy miturake.
3. fig. Që lidhet me moshën e fëmijërisë, që i përket kësaj moshe; i padjallëzuar, i çiltër e i thjeshtë; që është karakteristik për një të mitur, miturishte. Lodra miturake. Këngë (vjersha, valle) miturake. Buzëqeshje miturake. Ëndërr miturake. Gëzim (shqetësim) miturak. Çiltëri miturake. Mendje miturake. Arsyetim miturak.
MITURÍSHTE mb. Që lidhet me moshën e fëmijërisë, që i përket kësaj moshe; prej të mituri; për të mitur; miturak. Këngë (lodra) miturishte. Ëndërr miturishte. Buzëqeshje miturishte. Pamje miturishte.
SABÍK,~E mb. Që është në moshë të vogël. Ishte sabik kur i vdiq babai. Kishte vetëm një vajzë sabike. Fëmijët i kishte akoma sabikë.
✱Sin.: i mitur, i vogël, riosh, mitar, i parritur, i vocërr, vogëlush, njomëzak, filiz, i vogël, i njomë, miturak, i padjallëzuar, i çiltër, i thjeshtë, miturishte, i papjekur, i papërvojë, i papërgjegjshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë