Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËKUJDESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt. Ai që është kujdestar i një të mituri etj. bashkë me një tjetër a me të tjerë. Bashkëkujdestarë të fëmijës. Në dokumentin zyrtar janë shënuar emrat e dy bashkëkujdestarëve.
BASHKËKUJDESTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Ajo që është kujdestare e një të mituri etj. bashkë me një tjetër a me të tjerë. Roli i bashkëkujdestares.
FOSHNJËRÍ,~A f. 1. Të qenët foshnjë, koha kur një fëmijë ushqehet ende me qumështin e nënës; fëmijëria e hershme. Në moshën e foshnjërisë.
2. përmb. Tërësia e foshnjave, foshnjat. Qante foshnjëria.
3. fig. Etapa e parë a më e hershme e qenies dhe e zhvillimit të diçkaje. Në foshnjërinë e njerëzimit.
4. edhe sh. ~RA, ~RAT bised. Veprim fare i papjekur, punë a sjellje prej foshnjash. Ç'ishin ato foshnjërira që bënte?
✱Sin.: mituri, fëmijëri.
FËMIJËRÍ,~A f. 1. Mosha e dikujt kur është fëmijë; vitet sa zgjat kjo moshë. Koha e fëmijërisë. Shok fëmijërie. Kujtoj fëmijërinë.
2. përmb. Të gjithë fëmijët së bashku, fëmijët. Luajti gjithë fëmijëria e lagjes.
3. fig. Etapa e parë, më e hershme e qenies dhe e zhvillimit të diçkaje, foshnjëri. Fëmijëria e njerëzimit.
4. bised. Veprim a sjellje prej fëmijësh; foshnjëri. Bëri një fëmijëri të kotë.
✱Sin.: vegjëli, mituri, vogëli, vocërri, foshnjëri.
MITÁR,~E mb. 1. I mitur. Foshnjë mitare. Moshë mitare.
2. I zbutur që i vogël, i mësuar (për kafshët e shpendët). Dele mitare. Thëllëzë mitare.
3. Që e ka një i mitur, prej të mituri, miturak. Dorë mitare. Fytyrë mitare. Pamje mitare.
4. fig. Që të josh e të bën për vete me sjelljen e butë, me pastërtinë dhe me çiltërinë e vet; i padjallëzuar, i çiltër dhe i thjeshtë; që është karakteristik për një të mitur, miturak. Vajzë mitare. Zemër mitare. Dëshirë (dashuri) mitare. Këngë (fjalë) mitare. Ëndërr mitare. Mendime mitare. Natyra mitare e saj.
MITURÁK,~E mb. 1. Që është në moshë të vogël, i mitur, i njomë. Djalë miturak. Vajzë miturake. Moshë miturake. Zog miturak.
2. Që është i pazhvilluar plotësisht, si prej një fëmije të vogël; si prej të mituri. Me trup (me shtat) miturak. Me pamje miturake. Me sy miturake.
3. fig. Që lidhet me moshën e fëmijërisë, që i përket kësaj moshe; i padjallëzuar, i çiltër e i thjeshtë; që është karakteristik për një të mitur, miturishte. Lodra miturake. Këngë (vjersha, valle) miturake. Buzëqeshje miturake. Ëndërr miturake. Gëzim (shqetësim) miturak. Çiltëri miturake. Mendje miturake. Arsyetim miturak.
MITURÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i mitur, gjendja e atij që është i mitur. Fytyra shprehte mituri.
2. edhe në sh. Veprim e sjellje prej të mituri. Bëri një mituri.
3. vet. nj. Koha e mosha e të miturit. Lodrat e miturisë. Kujtimet (ëndrrat) e miturisë.
4. përmb. Tërësi e të miturve, të miturit. Erdhi mituria.
MITURÍSHTE mb. Që lidhet me moshën e fëmijërisë, që i përket kësaj moshe; prej të mituri; për të mitur; miturak. Këngë (lodra) miturishte. Ëndërr miturishte. Buzëqeshje miturishte. Pamje miturishte.
PADJALLËZÍ,~A f. Të qenët i padjallëzuar, vetia e njeriut të padjallëzuar; kund. djallëzi. Sillet (vepron) me padjallëzi.
✱Sin.: çiltëri, çiltërsi, pafajësi, naivitet, pastërti, mituri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë