Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mitan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALLE

ÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Ngjyra e kuqe e ndezur.
2. Dhi (lopë, pelë) me qimekuqe në të errët. Allja bripërdredhur. Allja veshshkurtër.
3. përd. mb. I kuq i ndezur. Bojë alle. Fytyrë alle. Mitan alle.

GUFE

GÚF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Njeri i mbufatur; vajzë a grua bullafiqe.
2. Mitan a jelek grash me mëngëfryra.
3. Kapuç fëmijësh.
4. si mb. Që ka xhufkë a pendëfryrakokë. Pulë gufe.
Sin.: bullafiq, mitan, kapuç.

MINTAN

MINTÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mitan. Kopsiste e shkopsiste mintanin.

MITAN

MITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [MINTÁN,~I m. sh. ~E, ~ET] 1. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngëkopsitet përpara. Veshi mitanin e leshtë. Mban mitan të zi (të bardhë, të kuq). Po qëndiste një mitan. Ka mitan nusesh (grash, burrash).
2. Këmishë e thjeshtë prej pëlhurebardhë.
3. Xhaketë doku e mbushur me pambuk, pambukore.
Sin.: jelek, këmishë, pambukore, xhaketë.

MITON

MITÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lloj jeleku femëror tradicional, me ose pa mëngë, i punuar me zbukurimelakuaratipit qëndisje e punime me bizë, të cilat qepen mbi copën e jelekut; mitan.

PAMBUKORE

PAMBUKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arë e mbjellë me pambuk. Punuanpambukore.
2. Xhaketë, e mbushur përbrenda me pambuk. Veshi (hoqi) pambukoren.
3. bot. Sëmundja që u bie disa pemëve e që shfaqet me plagëlastarëtrajtën e një shkume të bardhë, sidomos pranë sythave dhe nyjave.
4. zool. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa pambukore: Pambukorja e agrumeve (lat. Pseudococus citri) insekt rreth 3 mm me trupbardhë, që ushqehet me limfën e agrumeve, por dhebimëtjera. Pambukore e ullirit (lat. Saissetia oleae) insekt me ngjyrëbardhë, që ha lastarët e ullirit, por dhebimëvetjera.
Sin.: xhup, gozhup, peliçe, mitan.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.