Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Vulë prej druri, e gdhendur me figura, për të shënuar meshën përsipër; shkrolës. Blata e meshës. I vuri blatën.
2. fet. Kulaç i grunjtë që çojnë besimtarët në kishë; bukë meshe, mblatë, mblatës. Blatë për meshë. Shkoi për të bërë një blatë për nder.
3. Dhuratë; lëmoshë. Mori një blatë nga vëllai. Blata e të varfërve për Pashkë.
✱Sin.: mblatë, mblatës, dhuratë, dhurëti, e dhënë, mitëri, kanisk, blatim, pekuli, darovë, ormi.
DARÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr., Dhuratë që i jepet dikujt (zakonisht nuses); peshqesh. Jepnin darova. Solli darova. Darovë e armikut - o helm, o thikë. (fj. u.). Darova, sado e vogël të jetë, duket e madhe. (fj. u.).
✱Sin.: dhuratë, dhurim, peshqesh, dhënë, mitëri, kanisk, blatë, blatim, pekuli, darovitje, daritje, dari, qerasje, gostitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë