Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MISÍR,~III m. bot. 1. (lat. Aspidistra) Bimë shumëvjeçare, me gjethe në trajtë heshte, me lule të mëdha shumëngjyrëshe e të merme, të grumbulluara në vile; sheboja. Mbledh lule misiri.
2. (lat. Cucurbita maxima) Emërtim për një lloj kungulli të madh, të rrumbullakët, me vija ose hulli në lëkurë, me ngjyrë portokalli. Kungulli i misirit, perime e stinës së vjeshtës. Kungull misiri i zier dhe i pjekur në furrë.
3. Pjesë e emërtimit për një lloj hardhie të kultivuar. Hardhia e misirit (lat. Vitis lacinosa, Vitis vinifera).
4. Pjesë e dytë e një emërtimi të pathjeshtë për misrin që përdoret për të bërë kokoshka. Misër misir.
MÍS/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. (lat. Zea mays) Bimë njëvjeçare me kërcell të fortë e të gjatë si kallam, me gjethe të mëdha heshtore, që nxjerr në majë lule si tufë, bën kallinj të mëdhenj, me koçan të fortë, të mbështjellë me fletë të gjelbra e me kokrra të bardha a të verdha dhe mbillet si drithë. Misër i bardhë (i verdhë). Misër i hershëm (i vonë). Misër hamullor misër që mbillet në toka ku janë korrur të lashtat. Misër i njomë. Misra të zier. Misër mashkull misër që nuk nxjerr kalli. Misër vendi. Misër deti lloj misri jo vendës, që i ka kokrrat të vogla e që përdoret zakonisht për të bërë kokoshka, misër misir. Bima e misrit. Kalli (kallëp) misri. Koçan misri. Kokërr misri. Miell (bukë) misri. Mustaqe misri. Arë me misër. Mbjell misër. Prashit (korr) misrin. Zhvesh (shkoq) misrin. Pjek misra. Fletë misri gjethe misri. Bloza e misrit (bot.) sëmundje që prek misrin. Krimbi i misrit (zool.) lloj krimbi që dëmton misrin. Morri i misrit (zool.) lloj kandrre që dëmton misrin. Zhuzhaku i misrit (zool.) lloj zhuzhaku që rron në misër.
2. Kalliri i kësaj bime; palcar, palcak, shtalp. Nxori disa misra të zier nga tenxherja.
3. Kokrrat e këtij drithi, që bluhen miell për bukë a për gatesa të ndryshme ose hahen të ziera a të pjekura, përdoren si ushqim për bagëtinë, për të nxjerrë prej tyre vaj etj. Bluaj misrin për bukë.
4. bot. Pjesë e dytë e një emërtimi për këlkazën. Misër qyqeje.
✱Sin.: kallamboq, drithë, palcar, palcak, shtalp, gërtuk.
♦ Ia bëri dhëmbët misër (dikujt) keq. shih ia bëri dhëmbët bërsi (dikujt) keq. E ha misrin që në arë (dikush) shih e ha grurin që në arë (dikush). Mbjell misër e korr tallë (dikush) shih mbjell grurë e korr egjër (dikush). Misër në thes e tenxheret bosh (dikush) iron. është shumë dorështrënguar, është koprrac; është i kamur, por nuk i gëzon të mirat që ka, jeton me shtrëngime; ka edhe nuk prish për të jetuar më mirë; mban verë e pi ujë; bën hesap sa ha macja në vit; e lidh lekun me ushkur.
SHEBÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Cheiranthus L., Cheiranthus cheiri) Bimë barishtore zbukuruese me kërcell të degëzuar, me gjethe të ngushta e të gjata dhe me lule tufa-tufa me ngjyrë të verdhë, të kuqërremtë a në kafe, që e ka erën si të vjollcës; lulesheboja, lulja e bedenit, lulja e Misirit. Lule, moj shebojë. I ka buzët kuq si shebojë. Thithte aromën e shebojave.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme të kësaj bime. Sheboja e bregut (lat. Erysimum capitatum) bimë me kërcell të hollë me lule ngjyrë mustardë, që kanë katër petale të sheshta dhe që lulëzon në pranverë dhe verë. Sheboja e detit (lat. Malcolmia maritima) bimë vendase në rajonin e Mesdheut, që rritet në vende me rërë ose pranë shkëmbinjve detarë, me gjethe të zgjatura në një kërcell të dobët, shpesh të shtrirë, dhe lule aromatike të bardha, rozë ose jargavan.
✱Sin.: lulemisir, luleshebojë, menekshe, misir.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë