Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APÓSTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT fet. 1. Secili nga dymbëdhjetë dishepujt e zgjedhur prej Krishtit për të qenë dëshmitarë të jetës, mësimit, vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit dhe për të përhapur ungjillin; libër fetar ku tregohet veprimtaria e tyre. Ai i thirri apostujt të rrinin me të. Apostujt udhëtuan në shumë qytete. Darka e fundit me apostujt.
2. Shenjtor apo misionar që i është përkushtuar përhapjes së besimit të krishterë; misionari i parë që ka sjellë krishterimin në një vend. Apostujt e shenjtë.
3. fig. Ai që i përkushtohet me zell të madh një ideje, një kauze ose një misioni shoqëror. Apostulli i pajtimit të gjaqeve. Apostujt e demokracisë. Apostull i lirisë (i së vërtetës). Apostull i dijes.
✱Sin.: predikues, dishepull, ithtar, nxënës, pasues, ndjekës, mbrojtës, mbështetës, përkrahës.
EVANGJELÍZ/ËM,~MI m., fet. Drejtim i krishterë që ndjek dhe praktikon mësimet e ungjijve dhe që përqendrohet tek shpallja e ungjillit. Çfarë i përgjigjet evangjelizmit të vërtetë. Ndihma ndërthuret me evangjelizëm. Kanë përqafuar evangjelizmin. Projekt misionar i mbështetur mbi evangjelizmin.
MISIONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Pjesëtar i një misioni fetar. Misionar i kishës ortodokse (katolike, ungjillore). Shkollat e misionarëve. Misionarët përhapnin fenë e krishterë.
2. Ai që ngarkohet me detyrë të posaçme për të përhapur një ideologji, një doktrinë etj. Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarëve përparimtarë europianë.
ZGJÚES,~E mb. 1. edhe fig. I zgjimit, që të zgjon, që lidhet me zgjimin. Sinjal (tingull, telefon) zgjues. Efekt zgjues. Çekan zgjues. Thirrje zgjuese. Dridhje zgjuese. Vetëtimë zgjuese. Një zë zgjues i ndërgjegjes kombëtare.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zgjues i zakonshëm. Zgjues i ndërgjegjes së shtypur. Kërkonin një zgjues të përshtatshëm. Ishin zgjues të vetëdijes politike. Mësuesi është zgjues i imagjinatës dhe misionar i dijes. (fj. u.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë