Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mishtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KASAP

KASÁP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ther bagëti për mish; therës bagëtish, profesioni i këtij njeriu. Kasap bagëtish (qengjash, kecash). Thikë kasapi. E theri kasapi.
2. Shitës mishi. Bleva mish tek kasapi.
3. fig., keq. Kirurg i paaftë. Ishte një kasap (jo doktor).
4. fig., keq. Vrasës i egër dhe i pamëshirshëm; xhelat.
Sin.: therës, mishtar, xhelat.
Shkoi (vajti) si *cjapi te kasapi (dikush).

MISHAR

MISHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kasap, mishtar.

SALLHAN

SALLHÁN,⁓I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Ai që ther bagëti. Sallhani më i vjetër i qytetit. Sallhanët kishin punëvështirë. Kishte punuar si ndihmës i sallhanit.
Sin.: kasap, therës, mishtar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.