Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plas ose kur plaset diçka. Plasja e murit. Plasja e minave (e granatave). Plasja e lëkurës. Plasja e luftës (e kryengritjes).
2. Forca shkatërruese dhe zhurma e një lënde plasëse, e një bombe etj. kur shpërthen; shkatërrimi i diçkaje me anë të ndonjë lënde të veçantë plasëse; shpërthim. Plasje shurdhuese. Plasje bërthamore. U dëgjuan ca plasje. Bombë me plasje të ngadalshme (të vonuar) (usht.).
3. E çarë e vogël në diçka, plasë. Plasje kocke. Ka një plasje.
4. veter., mjek. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë kafshët shtëpiake (sidomos barngrënëset) e njerëzit, që shkaktohet nga një bacil dhe shfaqet zakonisht me një puçërr të zezë me qelb, me shumë zjarrmi, me shkumë nga goja e me skuqje të cipave të syve; dala e gjësë. Plasja e bagëtive. Vaksina kundër plasjes. Plasja e preftë! (mallk.) I rëntë plasja! (mallk.).
✱Sin.: pëlcitje, shpërthim, plasë, plasaritje, e padukur, mishëz, shpretkë, erëkeqe, gjëmim, ashpërsim, krisje, e krisur, çarje, e çarë.
♦ Ç’i këllet plasjen! bised. shih ç’i këllet flamën! bised. Më vjen plasje (për diçka) më vjen shumë inat që ka ndodhur ose që s’ka ndodhur diçka, s’duroj dot e po pëlcas nga inati; më vjen të pëlcas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë