Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MISËRÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET dhe MISËRISHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arë e mbjellë me misër; hamullore misri; misërore. Korr misërishten. U fut në misërishte.
2. Degë e misrit që mbetet pasi hiqet kallëpi dhe që shërben si ushqim për bagëtinë, kërcelli i bimës së misrit, kashta e misrit, kallamishte. Fëmijë kullosnin bagëtitë nëpër misërishte. Fshatarët korrën misërishtet e thata. Mori një vandak me misërishte. Ngarkoi rimorkion me misërishte.
3. Fletët që mbështjellin kallirin e misrit, lëpushë, lëpushkë, llapushë. U hodhi bagëtive misërishte.
4. Pjesa e fortë e kallirit të misrit pasi i shkoqin kokrrat, koçan, kacarrum. E mbylli shtambën me misërishte. E ndezi zjarrin me misërishte. Shkoq misër me misërishte.
✱Sin.: misërore, hamullore, kallamishte, lëpushë, lëpushkë, llapushë, koçan, kacarrum.
MUHÁR,~I m., bot. (lat. Setaria germanica, Setaria italica) Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë deri një metër, me lulesë në trajtë kalliri e me gjethe të mbuluara me push, që mbin e rritet sidomos në orizore dhe misërore, që ngjitet rrobave si rrodhja dhe përdoret si ushqim për bagëtinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë