Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DA-DÁ pasth., fëm. Mirupafshim!; shëtitje. - Ikim da-da!
DÁSHUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) 1. Djalë që më do dhe e dua fort me një dashuri të pastër e të çiltër; ai me të cilin më lidh një dashuri e vërtetë dhe dëshiroj ta kem shok jete. I dashuri i zemrës.
2. kryes. sh. Njerëzit e familjes, njerëzit më të afërt, miqtë e dashamirët. - Si i ke të dashurit?
3. Përdoret për t’iu drejtuar me mirësjellje e me dashuri një burri a një djali. - Mirupafshim, i dashur! - Eja, i dashur!
4. Dashnor. U takua (doli) me të dashurin.
MIRUDËGJÓFSHIM pasth. Fjalë që ia themi dikujt kur mbyllim një bisedë radiofonike, telefonike apo një takim në aplikacionet virtuale me urimin që t’ia dëgjojmë përsëri zërin dhe ta gjejmë mirë, mirupafshim, mirutakofshim. Mirudëgjofshim nesër! Mirudëgjofshim së shpejti! Mirudëgjofshim në emisionin e ardhshëm!
✱Sin.: mirupafshim, mirutakofshim, mirupjekshim.
MIRUPÁFSHIM pasth. Fjalë që ia themi dikujt për t’u përshëndetur kur ndahemi prej tij ose prej saj për një kohë jo të gjatë. Mirupafshim, fëmijë! Mirupafshim, miq të dashur! Mirupafshim nesër! Mirupafshim në Tiranë! Ika, mirupafshim! Natën e mirë e mirupafshim! Udhë e mbarë e mirupafshim!
MIRUPJÉKSHIM pasth. Mirupafshim, mirutakofshim. Mirupjekshim, shokë! Mirupjekshim së shpejti!
MIRUTAKÓFSHIM pasth. Fjalë që ia themi dikujt kur ndahemi me të duke uruar që ta takojmë përsëri dhe për ta gjejmë mirë, mirupafshim, mirupjekshim. Mirutakofshim në verë! Mirutakofshim në Bjeshkë! Mirutakofshim në emisionin tjetër!
✱Sin.: mirupafshim, mirupjekshim.
PABURRËRÓR,~E mb. Që nuk është burrëror; kund. burrëror. Në mënyrën më të paturpshme dhe më paburrërore i thashë mirupafshim.
TUNG pasth., bised. 1. Tungjatjeta!
2. Mirupafshim; me të mira, shëndet, tumirëmbeç! Tung, burra!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë