Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MIRÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Bëhem më mirë nga gjendja ekonomike, përmirësohem, mirësohem; e rregulloj punën, e vë në rrugë të mbarë. U miros vendi. U miros me martesën që bëri mori pajë, mori mitë dhe kështu e ndreqi punën.
2. vetv. Pajtohem me dikë. Janë mirosur e shkojnë mirë tani.
3. pës. e MIRÓS.
✱Sin.: përmirësohem, mirësohem, pajtohem.
PËRMIRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të mirë e më të përsosur; e bëj më të mirë gjendjen e dikujt a të diçkaje; ngre vlerën a cilësinë e diçkaje, i bëj përmirësime; kund. keqësoj. Përmirësoj punën. Përmirësoj metodën (stilin) në mësimdhënie. Përmirëson shëndetin. Përmirësoi gjendjen ekonomike. Përmirësoj marrëdhëniet.
2. bujq. Ngre a shtoj prodhimtarinë e tokës, duke hapur kanale kulluese e ujitëse, duke e plehëruar dhe duke krijuar në përgjithësi kushte natyrore më të mira. Përmirësuan fushat (mijëra hektarë tokë).
3. sport. Arrij tregues më të lartë në një fushë të sportit a në një garë sportive. Përmirësoi rekordin kombëtar.
✱Sin.: mirësoj, miros, rregulloj, ndreq, ngre, shëndosh, shëroj, mëkëmb, përsos, shmang, rris, shtoj, thyej, fisnikëroj.
VAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Lyej diçka me vaj që ta ruaj a që ajo të punojë më lehtë, vajis, lyrësoj. Vajoj armën. Vajoj makinën (traktorin, motorin). Vajoj rrotat. Vajoj ingranazhet.
2. fet. vjet., kal. Lyej me “vaj të shenjtë’’, miroj, në prag të vdekjes një të krishterë, i bëj shërbimin e fundit fetar, miros (duke e lyer me vaj sipas riteve të fesë së krishterë). Vajoi të vdekurin.
✱Sin.: lyrësoj, miros.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë