Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. E bëj më mirë nga ç’ishte, e përmirësoj; kund. çmirësoj. Përtërijmë dhe mirësojmë atë që na kanë lënë prindërit. Mirëson tokën. E mirësoi punën. Vepron për të mirësuar botën. Mirëson kushtet e punës. Mirësoj racën (e një kafshe). E mirësuan aplikacionin telefonik.
2. I bëj të mira dikujt, e mbush me të mira. E mirësoi vendin (shtëpinë).
PËRMIRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të mirë e më të përsosur; e bëj më të mirë gjendjen e dikujt a të diçkaje; ngre vlerën a cilësinë e diçkaje, i bëj përmirësime; kund. keqësoj. Përmirësoj punën. Përmirësoj metodën (stilin) në mësimdhënie. Përmirëson shëndetin. Përmirësoi gjendjen ekonomike. Përmirësoj marrëdhëniet.
2. bujq. Ngre a shtoj prodhimtarinë e tokës, duke hapur kanale kulluese e ujitëse, duke e plehëruar dhe duke krijuar në përgjithësi kushte natyrore më të mira. Përmirësuan fushat (mijëra hektarë tokë).
3. sport. Arrij tregues më të lartë në një fushë të sportit a në një garë sportive. Përmirësoi rekordin kombëtar.
✱Sin.: mirësoj, miros, rregulloj, ndreq, ngre, shëndosh, shëroj, mëkëmb, përsos, shmang, rris, shtoj, thyej, fisnikëroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë