Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MIRÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Bëhem më mirë nga gjendja ekonomike, përmirësohem, mirësohem; e rregulloj punën, e vë në rrugë të mbarë. U miros vendi. U miros me martesën që bëri mori pajë, mori mitë dhe kështu e ndreqi punën.
2. vetv. Pajtohem me dikë. Janë mirosur e shkojnë mirë tani.
3. pës. e MIRÓS.
✱Sin.: përmirësohem, mirësohem, pajtohem.
►PËRMIRËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. E marr mirë veten pas një sëmundjeje, nis të më kthehet shëndeti, bëhem më mirë nga shëndeti; kund. keqësohem. U përmirësua shpejt. U përmirësua pas operacionit.
2. vetv., vet. v. III Bëhet më mirë se ç’ishte; rregullohet. Janë përmirësuar kushtet e punës (të studimit). Shëndeti iu përmirësua. U përmirësua koha. Janë përmirësuar marrëdhëniet.
3. pës. e PËRMIRËSÓJ.
✱Sin.: mirësohem, mirosem, rregullohem, ndreqem, ngrihem, shëndoshem, mëkëmbem, përsosem, zihem, kapem, piqem.
►SHËNDÓSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më rikthehet shëndeti, bëhem i shëndoshë, shërohem (pas një sëmundjeje); më mbyllet një plagë; kund. ligem. U shëndosh krejtësisht. Iu shëndosh dora (këmba, gjuri). U shëndosh e vrara. Iu deshën disa kohë të shëndoshej.
2. vetv. Mbushem në trup, vë mish e dhjamë; ngjallem, shtoj në peshë, trashem. U shëndosh shumë gjatë festave. - Sa qenka shëndoshur! Mbushem edhe duke pirë ujë.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më pjellore (zakonisht për tokën), pasurohet. Është shëndoshur toka.
4. fig., vetv. Qetësohem nga një plagë shpirtërore, lehtësohem; çlirohem nga një detyrim. Shëndoshem nga sëmundjet shpirtërore. Nuk shëndoshem pa i sjellë fëmijët shëndoshë e mirë.
5. fig., vet. v. III Kthehet në gjendje të mirë, përmirësohet, bëhet i shëndoshë e i fortë. Shëndoshet gjendja ekonomike. U shëndoshën marrëdhëniet mes tyre. Shëndoshet fondi i sigurimit të depozitave në banka. Shëndoshet familja. S’shëndoshet (s’majmet) kau ditën që do të theret. (fj. u.).
6. pës. e SHËNDÓSH. Shëndoshem nga ushqimi i darkës. Shëndoshet nga qëndrimi në shtëpi.
✱Sin.: shërohem, majmem, mbrinjem, përmirësohem, mirësohem, kërtylem, harlisem, kërthndezem, këndellem, mbushem, ngjallem, trashem, dhjamem, dhjamosem, fryhem, rëndohem, lehtësohem, përmirësohem, mirësohem, zbukurohem, rregullohem, ndreqem, përtëritem, kërpitem, rinohem, pasurohet, pjellorohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë