Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUJARÍ,~A f. 1. Të qenët bujar e i pritur, vetia e njeriut dorëdhënë e zemërbardhë; zemërgjerësi, shpirtmadhësi, fisnikëri shpirtërore. Bujaria e shqiptarit. Pres me bujari. Gjest i lartë bujarie. Me bujari të madhe. Dallohej për bujarinë dhe shpirtin e mirë. Bujaria s’matet me kuletë. (fj. u.).
2. Të qenët i ndershëm dhe i drejtë. E shprehte bujarinë në çdo gjë.
3. hist. Shtresa e bujarëve; përmb. tërësia e bujarëve, bujarët, fisnikëria; parësia, shtresa më e lartë në një fis. Bujaria feudale. Bujaria e lartë. Bujaria e fisit. Shtresa e bujarisë.
✱Sin.: dorëdhënie, dorëgjerësi, çiltëri, mirëpritje, fisnikëri, shpirtlartësi, shpirtmadhësi, zemërgjerësi, zemërbardhësi, oborrësi, parësi, pari, aristokraci, kalorësi.
MIRËPRÍTJ/E,~A f., libr. Veprimi kur mirëpres dikë a diçka ose kur mirëpritem. Mirëpritje bujare. Gjeti mirëpritje kudo. E falënderoi për mirëpritjen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë