Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MIRËPAJÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pajisem mirë me të gjitha sendet, mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të kryer një punë a për një veprimtari. Zjarrfikësit janë mirëpajisur për emergjencat civile.
2. pës. e MIRËPAJÍS.
MIRËPAJÍSUR (i, e) mb. Që pajiset mirë ose që është pajisur mirë me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për një qëllim të caktuar. Stafi i tyre është i mirëpajisur për t’u përshtatur në situata të vështira. Është një anije e mirëpajisur me fjalën më të fundit të teknologjisë. Zona përreth është e mirëpajisur me shërbime të ndryshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë