Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIRËMBÁJTJ/E,~A f. Veprimi kur mirëmbaj dikë a diçka ose kur mirëmbahet dikush a diçka. Mirëmbajtja e ndërtesave (e shkollave, e fabrikave). Mirëmbajtja e automjeteve. Mirëmbajtja e mallrave. Mirëmbajtja e armëve. Mirëmbajtja e librave (e fletoreve). Ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve. Kujdesen për mirëmbajtjen e sistemit të ujitjes. Mirëmbajtja e burimeve natyrore.
SAHÁT,~II m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, mbi të cilën rrotullohen akrepat e mekanizmit. Sahat dore (xhepi). Sahat muri. Ishte fiksuar pas një sahati elektronik. Fusha e sahatit. Akrepat e sahatit. Zembereku i sahatit. Kurdis sahatin. Sa e ke sahatin? Ecën para (prapa) sahati. Ka mbetur sahati është ndalur e nuk punon.
2. Kullë e lartë me fusha ore në të katër anët për të parë kohën. Sahati i Tiranës është simboli i qytetit. Lulishtja pranë sahatit duhet të mirëmbahet. Takimin e lamë te sahati.
3. tek. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrike që shpenzohet a sasinë e diçkaje tjetër që rrjedh; njehsor. Vendosën një sahat të ri elektriku. Sahati i ujit nuk punonte mirë. Sapo u vendosën sahatet e reja.
✱Sin.: orë, numërator, numëratore, matës.
♦ M’u bë sahati (ora) *mot. Ra sahati (*ora) (për diçka). I bie sahati (*ora) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt), *Bombë me sahat. Është në sahat të lig (dikush) shih është në orë të keqe (dikush). *Minë me sahat. Një sahat (një *orë) e më parë. Vete (ecën) sahat (diçka) shkon puna shumë mirë, çdo gjë bëhet normalisht e në kohën e duhur, me rregull e pa u ndalur. I erdhi sahati (*ora) (dikujt a diçkaje). Mos të zëntë sahati! mallk. vdeksh! Nuk e zë sahati (*ora) (dikë a diçka).
ZHARGAVÍTJ/E,~A f., krahin., keq. 1.Vjetërimi i diçkaje nga përdorimi i gjatë ose ngaqë nuk mirëmbahet. Zhargavitja e një ure (shtëpie).
2. fig. Humbja e aftësisë për punë dhe e vlerave (për njerëzit). Zhargavitja e nënës (babait). Zhargavitja e njerëzve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë