Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARMONIKÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të harmonishme ose melodike; me harmoni; harmonishëm, melodikisht. Zhvillohet harmonikisht.
✱Sin.: përputhshëm, mirëkuptueshëm, melodikisht.
MIRËKUPTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i mirëkuptueshëm. Analiza kërkon seriozitet dhe mirëkuptueshmëri. Bashkëveprojnë me mirëkuptueshmëri.
MIRËKUPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të mirëkupton, që është mirëkuptues. Opinioni i atëhershëm nuk ishte aq i mirëkuptueshëm.
2. Që mund të kuptohet mirë dhe drejt, që gjen mirëkuptim. Ky veprim i tij është i mirëkuptueshëm. Gjej një zgjidhje të mirëkuptueshme.
MIRËKUPTÚESHËM ndajf. Me mirëkuptim. Ky koalicion i pandershëm nuk mund të shihet mirëkuptueshëm.
PAMIRËKUPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i mirëkuptueshëm; që nuk të mirëkupton; kund. i mirëkuptueshëm. Njeri i pamirëkuptueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë