Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFËRMÉNDSH ndajf. 1. Duke u kuptuar vetvetiu, duke qenë e qartë vetvetiu, duke mos pasur dyshim, pa dyshim. Afërmendsh se do të vinte. Afërmendsh se do t’ia qëlloj.
2. Po, sigurisht, ashtu vërtet. Afërmendsh se e ka kuptuar.
✱Sin.: sigurisht, patjetër, vetëkuptueshëm, mirëfilltas, po.
MIRËFÍLLTAS ndajf. Në mënyrë të mirëfilltë, mirëfilli. Nuk është mirëfilltas princ. Ato i përkitnin mirëfilltas kolektivit. Bëri një përkthim mirëfilltas besnik.
MIRËFÍLLTAZI ndajf. Mirëfilltas. Çdo çështje do të hetohet mirëfilltazi. Merret mirëfilltazi me kërkim shkencor. Flitet mirëfilltazi për dialog të vazhdueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë